Cikël poetik nga Vladimir Muça / Shkëputur nga vëllimi poetik “Në flatrat e vargjeve”

Cikël poetik nga Vladimir Muça

 

NDRYSHE

Ti si erë
E unë si re,
Ndoshta s’do puqemi kurrë;
Aherë s’do lëshojnë lot sytë e mijë
Por lot do lëshojë qielli.

 

KOMPOZIM

Kselofonia e erës së luleve
Mbi supet tanë
Kompozonte pranverën e dashurisë,
Kur shikimet derdhnim si rëra në klepsidër,
E koha fluronte
Si dritë e mëngjesit.

 

KUJTIMI I SAJË

Ajo jeton në zemrën time
Si një cifël e xhamtë.
Gërvin në shpirt
Çdo minutë
Çdo orë,
Çdo ditë.

 

HUMBA GJURMËT

Në rrugët e jetës
Humba gjurmët e tua,
I humba duke të ëndërruar.

 

NËSE MË DO VËRTETË

Në se më do vërtetë
Më duaj me ëmbëlsi,
Më duaj mes artit tim,
Më duaj përmes dritës
Të syve të tu,
Mëduaj me kurmin tënd,
Më duaj si guri kur ze vend.

 

NË SYTË E TU

Në sytë e tua
Velore vetja ime;
Me dallgë shpirti më deh si temjani;
Duart i ngre në përgjërime,
Flijim mbrëmjeje më mbytet xhani.

 

KUR ÇELIN LULEDELET

U çelen luledelet,
Kurora thurni me nxitim,
Karakafte zemra të çelet
Si më i bukuri kujtim.

Gjalloi nër sy dashuria
Si ma e para në këtë stinë,
Ku ka rrënjë miqësia
Ndizen zemrat vetëtimë.

 

SI VASHËZA

Si vashëza pas perdes
Lëviz tutje një re,
Mbi kodrat e bruzta
Në agimin visarë.
Në buzët e gjethëve
Sumbullat e vesës,
Shndrisin si thëngjijt
E mekur në zjarr.

Shkëputur nga vëllimi poetik “Në flatrat e vargjeve”

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s