Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
ASGJË NUK NDODHI
 
Shikoni! Zbret poshtë nga shpatet
vija e zjarrtë e diellit mëngjesor .
Kthehu ! Kthehu përndritje, ndiz fatet,
që dje u përpëlitën harrimit njerëzor.
 
Pa ardhur agu asgjë nuk ndodhi,
sepse errësirës pamjet nuk shfaqen;
as të sapolindurit që bushtra polli,
as qentë që plehrave shqyhen e hahen.
 
As udhëtari i vetmuar dhe i paqartë
që çapitet në rrugën poshtë blireve,
as loti i vogël, si sumbull i artë
që vajzës i bie jastëkut prej hireve.
 
As lumi s’ u ndje. Në heshtj, ngadalë
në shtratin e vet vrapoi i përgjumur,
aty, këtu, zbardhoi ndonjë valë
nga hëna e ngrëne mes resh e humbur.
 
Shikoni! Zbret poshtë nga shpatet
vija e zjarrtë e diellit mëngjesor .
Kthehu! Kthehu përndritje, ndiz fatet,
që dje u përpëliten harrimit njerëzor.
 
 
 
Jeta është për të jetuar
 
Nëpër fushën e mermertë
prehen miqtë e arratisur,
kush nën hije obelisqesh,
kush nën varre të vidhisur.
 
Ngrihet malli shqyen kohë
dhe të flak në shqetësime,
një e dashur shfaqet kot
në pendesa e trishtime.
 
Pse mes trishtit të paanë
ngre fole një i harruar,
dhe kujtohesh , ah filani
e mban mend që ka jetuar.
 
Pastaj ikën rend me ngutje
s’kthen as kokë dhe as mendim,
zë vrapon hedh hapat tutje,
thua “ ndodhem me harrim “ .
 
Dhe shikon nga horizontet
ku ndez zjarrin dielli i jetës,
vlen mendimi që të zgjohet
po vrapon pas të vërtetës.
 
Veç, kur nesër të kaloni,
kur të jem gati i harruar,
do të klith që të dëgjoni :
Jeta është për të jetuar !

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s