Poezi nga Agim Desku

Poezi nga Agim Desku

 

E VËRTETA

Më plagët e së vërtetës
jetova një mijë vjet

Ndersa populli im
jetoj dy mijë vjet e më shumë

Kryq e tërthor i ramë botës se hiqit
Në asnjë vend nuk takova fjalë si timën
Edhe nëse mbi stuhitë e ozonit do e kërkoja.

Sa keq për njeriun sot
qē mendon se është i gjallë
Më parë vdes
Se sa ta thot të vërtetën

E mbanë si gjarpëri nën gurë
Sepse ende nuk e di
Se është burrë.

Të vërtetën e kërkova
gjithandej edhe kah sˊka njeri
Në Baba Tomor
dhe në Vargjet e Lira
Diku më thonë rri

Besa edhe në Lahutën e Malcisë
Tek Homeri i poezisë
Aty ku si relikt
mˊi ruajnë plagët
e Shqipnisë.

Diellit dua t’i besoj
Fal besës që mbanë
Nëse ti e bukura e detit
Dritës së diellit
Më mirë së askush tjetër
Buzëqeshja jote i ngjanë.

 

ME QIELLIN DUA TË FLAS

Kot të flas njerëzisht me njeriun e sotëm
As edhe pas pesë shekujve të ferrit
Bota më parë e pranoj përmbysjen e Titanikut
Se sa t’ia thej fuqinë e mendjes së tij

As me zotnat e njeriut nuk gjeta gjuhë të flas
Mbeta t’i numëroj plagët që m’i sjelli jeta
Ose ta vras gjumin e ariut polar
Me frymën që i është zënë vendit tim nuk u pajtova

Ndoshta më kuptoni për të keq
Kushtrimin që e hedha sot
Bota e di se veç ai duhet të jetoj i lirë
Mos u merrni me lirinë time

Unë s’kam liri pa popullin tim të shejtë
Fal gjuhës së tij e mora emrin Agim
U bëra dhembje e betejave të tij për liri
Dhe jetojmë së bashku duke e nda të bardhën nga e zeza

Edhe sa kryqëzime i kemi për t’i tejkaliar
Në cilën betejë do të kryqëzohet ashti im
Më duhet ecur grimcave të atomit
Bota nuk u skuqë kur ka ba paqë në Shen Stefan

Më thuani si ta mbajë një skuqje të tillë
Atëherë zotu im do të më bën mëkatar atdheut

E dini tani pse ju kam drejtue qiellit
Aty është Olimpi i Lahutës se Fishtës
Pse Shqipnia duhet të jetë e bashkuar
Për të jetuar e lirë
Ose s’ka për të jetuar e vetme kurrë ma.

 

Z GJ I M I

Si nuk u bana bjeshkë e Vrrinit
Mos më fjetë kurrë në shi as n’borë
Ndoshta kisha me qenë njëherë burrë
Sikur gjyshërit e mi mendje hollë

Në çdo kohë është kohë e zgjimit
Sot ose kurrë
Nëse edhe unë jam burrë

A s’na mjaftuan pesë shekuj gjumë
Dhe pse i harruam njëqind të ferrit
Që ç’na hedhën pranë syve në lumë

Ç’na tretën diku në Azi
Ca u bëmë botë pa kufi

Me ç’mall e lot i themi të dua atdheut
Sikur të mos ishim fare nipa të Skënderbeut

Të tjerët sikur na të kishin një Nënë Terezë
Edhe në fund të detit dritë kishin ndezë
E s’kishin lenë kufi pa thye
O kishin mbetur pa gjuhë perëndije

Dhe populli im a ka drejtë të jetoj i lirë
Jo i lidhur në këmbë e duar me zingjirë

Mos ma hedhni ma në sy Kongresin e Berlinit
As “paqën”e Shën Stefanit
Janë këto dy “Kuvende” famë këqija
Ku në tokën e shqipeve i bekuan të jetojnë
Stërnipat e Car Dushanit

Dhe dikush më thot se flas kot
Oo edhe jam rebeluar nga gjumi i dimrit
Por e vërteta dhemb dhe duhrt shëmb Murin E Berlinit.

 

IDIOTI

Pesë shekuj e kërkoj fajësinë
apo pafajësinë e fjalës
Dhe vargun që na bashkon
për jetë të jetëve

Se nuk mbetëm
as sa Kopshti i Edenit
Dhe s’ju kemi lenë vend
për t’u rikthyer sërish Promethetë

S’ka të bëj me Idiotin e Pushkinit
Kemi edhe na idiotët tonë
Një ndër më të rriturit jam unē
Pse e rujta fjalën e dhënë
faqeve të historisë

Deri sa ajo iku
dhe u ba det bajlozësh

Pesë shekuj e kam mbrojtë diellin
Kurrë nuk u mora me veten time

Kisha mendue
se s’do i humbim Promethetë

Pranova të vetëvritem
se sa detit t’ia lejoja Bajlozët

Së bashku me brezat
u lindem betejave
Emrin e shqipeve e krijuem
mbi fjalën e dhënë

Pse e mbytëm tradhtinë
ndoshta u bëmë fajtor
Edhe diellit ia morëm gjumin
pa e lenë në harresë
të e ngrohtësisë së trëndafilave

Fal kohës se Gjergjit
e mbijetuam jetën

Së bashku me muzeumet evropiane
Aty ku i njihet lindja popullit tim
para edhe vetë Krishtìt

Nuk është toka as deti fajtor
Pse e falin secili që bëhet perandor

Ndoshta më fajtori jam unë
Kur që pesë shekuj po kërkoj vargun
që i duhet Shqipërisë sime

E si ta gjëj këtë fjalë
Kur sapo lindin heronjtē
vdesin bashkë me ëndrrat e lirisë

Si të doni më merrni për idiot
Pse fytyra ime nuk i takoj askujt
përpos dritës se diellit

Vetëm në simfonitë
e dhembjes titanikiane
qëndroj

Nëse i gjej fjalët
Që s’ma lenë të ndarë
Kurrë më atdheun.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s