Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Si mendim i një gruaje
 
Ndër rrotullime bote, vjen nata .
Qetësitë hapen për rreth .
Mbi det valët s’bëjnë shamatë fare.
Gjithëçka rrotullohet e mban vesh .
 
C’ndodh përmbi det në mes të natës,
ku errësirë ka rënë e të sosur s’ka ?!
Rrjedhin valët si mendime,
herë me të qetë , herë me shamatë .
 
Stinët u ndërruan si të dashurat .
Qaj po të duash, ose qesh .
Rrotullohet bota nga e para,
si mendim i një gruaje, për atë që desh.
 
 
 
Ka momente
 
Ka momente si ky përmbi det,
ku heshtet dita pak nga pak,
ku heshtin zhurmët goditëse,
ku heshtin dhe heshjet përqark .
 
Ky është momenti ku zërat fiken,
si fiket nga era një flakë,
si fiket zemëra nga ikjet,
pa e ditur askush, nëpër natë ,
 
Ka momente që strukesh në heshtje,
aty ku shpërfillet gjithë bota .
Aty përqëndrohesh tek vetja,
pak minuta, shkëputur nga zhurmët e kota .
 
 
 
Ti poezi
 
Ti ngrihesh, mbi të gjitha heshtjet,
mbi të gjitha qetësitë .
Vjen, si furtunë hapësirash,
mbi një tokë thatësirë .
 
Si shkrehje qiejsh,
mes hapësirash, rrugëton,
aty, ku errësira zë fill
e bën dritë, tek shkon .
 
Ti ngrihesh mbi çdo heshtje,
mbi çdo qetësi,
forca gotitëse e poetëve,
ti poezi.
 
 
 
Rënia e gjetheve
 
Ne nuk i ndigjuam gjethet e rëna,
as dhimbjet e tyre në tokë,
tek u shkëputën nga dega,
si ndrojtje gruaje, me sy të ftohtë ,
 
tek ranë ashtu pa u ndierë, mos prishej qetësia,
tek u mblodhën një grusht, pak nga pak
e ashtu sikur s’qenë,
i morën erërat e i shpërndanë.
 
Më pas, nis bota nga e para .
Një plehërim gjethesh, lind gjethe të reja,
si në proçes dashurie,
ku vdesin ca e lindin të tjera.
 
 
 
Bota nxiton
 
Po perëndon dita mbi rrugë .
Njerëzit, nxituar ikin e s’kthehen,
pa e parë perëndimin e bukur,
pa e ndierë drithmën e gjethes.
 
Të gjithë nxitojnë të ikin,
nga mëngjesi në mbrëmje.
E tërë bota nxiton,
…. në maramëndje .
 
Jashtë po vjen nata,
ta ndihë këtë nxitim,
të prehë pak maramëndjen,
botës që ikën pa kthim.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s