NË FAKT…, ME ÇFARË NGJAJ? / Poezi nga Diamanta Zalta

Poezi nga Diamanta Zalta
 
 
NË FAKT…, ME ÇFARË NGJAJ?
 
Në një jetë tjetër, do kem qenë pulëbardhë,
që fluturon mbi det pafundësish të reja
të luftoj me erën, të bëhem njësh me të,
të kuptoj ç’ është liria .
 
Herë të tjera, të kem qenë e mbyllur në kafaz,
dhe çelësat ti kem hedhur diku larg,
të mos mundem më ti gjej ,
të fshihem në trupin tim e të bëhem heshtje,
e mbuluar me një cipë të lagësht ndjenje,
në një siluetë të mëndafshtë femre.
 
Në të dyja rastet kërkoj shpirtin ,
kështu është krijuar njeriu,
për të kërkuar!
Herë mbi dhe , herë në atë që dot s’ e thotë,
herë në një të vetëquajtur asgjë
e herë në kufij që vetë i vendos .
 
E në se arrin ta mbylli dritën brenda vetes
aty ka gjetur çelësin e së vërtetës,
sepse jeta është e shkurtër,
sa zgjasin tre stinë,
(mua njërën ma përpinë).
E unë kam kohë që kam bërë zakon
ta dëboj mërinë,
me dashurinë
dhe mirësinë.
 
Vendos ëndrra shumë, i bëj zjarr
të më tregojnë rrugën që do marr.
Vendos dhe të qeshura shumë
nga ato që bëjnë punë,
sepse me to e përzë frikën,
afroj sigurinë .
 
Vendos pranë dhe dy miq të mirë
të cilët i quaj far,
në detin e trazuar të jetës kur notoj
të më kujtojnë arsyen përse rroj.
 
Vendos pse jo dhe shumë improvizime,
nga ato që ngjisin copat e thyera,
me të vetmen mënyrë të përsosur e të rrallë
që e njeh dhe e bën dashuria.
 
E mbështjell pastaj me atë heshtje
që ka përqafimi,
me më të madhen zhurmë brënda nesh,
me ato pak sekonda që mbajnë brenda,
aq sa për një jetë .
 
E në se diku dritat bien apo edhe shuhen,
në se e qeshura humbet dhe duart humbasin,
ndaloj …, brenda vetes shikoj, kërkoj.
Këngën e shpirtit të dëgjoj .
 
Vetja është limani.
Vetja është stacioni,
vetëm apo e shoqëruar
e vogël apo e zmadhuar,
një jetë do ta kërkoj se e di që më pret;
Asgjë sa mua, më thotë
nuk të ngjet!
 
(Nga libri gati për botim “DËSHMOJ ZEMRËN, VRAS MËRINË”)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s