EMIGRANT I VONË (solidaritet me poetët që shpresuan te Varka e Noes!) / Poezi nga Faruk Myrtaj

Poezi nga Faruk Myrtaj

 

EMIGRANT I VONË

– solidaritet me poetët që shpresuan te Varka e Noes!-

Ca si shumë zemër-rrahje, Kolomb i Vonuar…
Veç një gji, liman për barkën time, kërkoj,
kaq vështirë?!
Më lipset ca kohë, dhe juve ca durim…
Kam dal prej Vetes, i ikur prej Shtëpisë…

Provoj të lindem edhe këtu,
nuk them nativ, njeri mes jush,
Çdo ditë, çdo moment, hollon muret mes dy jetëve,
S’dini shumë për mua?! Ua them unë:
a bëheni dot Nënë, të lindni fëmijën e një Tjetre?

Çdo fjalë e juaja, çdo gjest, pelenë e ngrohtë
Më bën më të butë,
foshnjë e urtë provoj të ndjehem,
edhe pse me dukje burri në moshë,
Shekuj i vonuar, në tokën premtuar të tjerëve dikur…

Më kujdes…kur shkelni mbi mua…pa dashje
s’do ndjeni klithmën, zogu çukit lëvozhgën e vezës
në dallgë oqeanesh arrita dhe e kalova…
Apo do më duhet të rilind si trung këtu
veç për tu shembur…kur të vijë ora?!

Dhe të kthehem vdekur
në Shtëpinë ku ende mezi rrihet gjallë…
S’do tingëllonte mirë pandehma ‘Colomb i dëshpëruar’
që Tokën e Re kurrë s’e Premtoi
Thjesht klithi, si Robinson i vetmuar…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s