Poezi nga Gloria Sofia (Hollandë) / Solli në shqip Dashamir Malo

Poezi nga Gloria Sofia (Hollandë)
 
 
MJAFT
 
Mos më flisni për dashurinë
re të dendura pushtojnë mendjen
terratisin dritën e kundërmimit
dhembje sjell natyrisht
mos më flisni për dashurinë
që më lë vuajtje në shpirt
dhe më sjell një buzëqeshje të trembur
mos më flisni për dashurinë
derisa lotët përhapen
në magjinë e hënës pa shkëlqim
jo, mos më flisni për dashurinë
derisa ngjyrat humbasin freskinë e tyre
dhe unë humbas në lëkurën tënde
jo, mos më flisni për dashurinë
derisa kama e së shkuarës
përgjak ëndrrat e virgjëra.
Mjaft! Mos më flisni për dashurinë.
 
 
 
Ç’RËNDËSI KA
 
Nuk mund të ushqehem me puthjet e tua
Vdes me këto dëshira të hidhura
që shfaqen në mendimet e tua
edhe nëse ishte hera ime e fundit.
Luan një lojë me këmbet e tua, dashuri pafund
Shkon në një mirazh të përjetshëm, kështu
ç’rëndësi ka?!
Dashuri, urrejtje, zemër që nuk duron.
 
 
 
***
 
Melodia e diellit
jehoi
në dritaren e qiellit.
Poemat e virusit mbytën
zërat e qytetit.
 
 
 
Solli në shqip Dashamir Malo

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s