Poezi nga Nora Halili
ME YJET
Mos, u dëgjua hej se ku,
nuk duhet, nuk mundesh asesi!
Si fletë e zverdhun u drodha,
n’ idhni të shpirtit e mbytun…
Në kufijt e dilemes mbeta,
si në teh të thikës, pa shpresë.
Qiellit një fill brije ja
shkëputa,
natës mos ti frigem.
Me yet vallzova ,
të fundit vals…
MËSOVA…
Mësova të nxjerr dhimbjen nga shpirti,
dhimbja dhimbte,
nuk donte asesi.
Egërsisht e shkelën,
çfarë në mua mori formë.
Mësova të nxjerr dhimbjen nga shpirti,
buzët ja njoma me lot,
në gjoks fort e ngjesha.
Netët e dimrit fund nuk kishin,
Unë, dhimbja ishim nji….
Mësova të nxjerr dhimbjen nga shpirti,
dhimbja dhimbte,
nuk donte asesi…