Rehmat Changaizi (Pakistan)

Rehmat Changaizi (Pakistan)
 
Është Zyrtari Kryesor i Operacioneve në Soflay Inc., autor i librave me poezi :” Dea ime e bukur” , “Perëndeshë e bukur” dhe kryeredaktor i Antologjisë Vjetore të Poezisë Botërore “Pëshpëritjet e Soflay(Frymës)”.
 
Rehmat Changaizi është një poet romantik i talentuar shumëgjuhësh. Ai ka një fuqi supreme të imagjinatës dhe krijimtarisë që mund ta bëjë atë një poet të njohur nga bota. I Urojmë atij më shumë sukses për shpirtin e tij të kapë poezi dashurie dhe për jetën në vazhdim. Ne e dimë se qielli do të jetë kufiri i tij. Ai e zbuloi dashurinë e tij për shkrimet në moshën e ëmbël . Tema kryesore e shkrimeve të tij është dashuria dhe misticizmi.
 
Poemat e tij janë përkthyer në frëngjisht, spanjisht, kineze, polonisht, arabisht, dhe janë botuar gjithashtu në disa gazeta , revista dhe antologji në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
 
 
 
Ajo mban frenat e mia
 
Fjalët e mia
të natës së mirë
Zgjojnë ëndrrat e saj
si lule shpirti…
 
Ato lulëzuan
në buzëqeshje shumëngjyrëshe
në buzët e saj,
dhe që nga atje …
Ajo mban frenat e mia të jetës
 
 
 
Shpata e ëndrrave…
 
E dashura ime,
ne posedojmë shpatën e ëndrrave…
 
Në momente të tërbuara
kur e keqja dëshiron
për të na distancuar…
 
Ne mund të mbrojmë
dashurinë tonë
mbrapa
“Shpatës tonë Magjike”
 
 
 
Drejt teje
 
E zbraz veten
vazhdimisht drejt teje,
në rrotullat spirale
të kujtimeve,
provoj
duke prekur shpirtin tënd…
 
 
 
Një buqetë lulesh
 
Kur më dhurove
një tufë lulesh shumëngjyrëshe,
Unë të pashë në çdo petal,
duke shprehur bukurinë tënde shumë mirë.
Ku je ti …?
 
Esenca jote mbetet
në gjithçka që ke prekur,
në pasqyrën ku krehe flokët
në kutinë e dritares
kur pamë yjet
 
Ti mbarse dhomën time,
tani po të shoh
kur ngrihem…
Dhe kur fle
të ëndërroj
 
 
 
Qëndrimi vetëm
 
Sapo pashë
një yll të vogël
në një qiell të fshehtë,
u ndjeva vetëm…
 
U bëra i trishtuar dhe i trembur,
ndërsa shkëlqenin yjet e tjerë
kaq të ndritshëm,
kaq të gëzuar.
Unë pothuajse qaj…!
 
Ajo ishte një Virgjëreshë e bukur
duke qëndruar vetëm
në stuhitë e Jetës.
Flokët e saj të artë
lëkundur drejt vatrës,
mund t’i kisha prekur
me gishtat e mi.
Po ta provoja…!
 
Duke shkëlqyer ata ishin
larë me ndershmërinë e saj…
Atëherë …
Unë pashë Gropa në faqet e saj,
ndërsa Sytë dhe Buzët e saj
ndritnin me Dashuri
e veshur me Modesti
 
 
 
Përktheu në shqip Marjeta Shatro Rrapaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s