MENDIMI I DYZUAR ESTETIK POETIK I FATIME KULLIT  / Nga Arqile Vasil Gjata

MENDIMI I DYZUAR ESTETIK POETIK I FATIME KULLIT 

Do të doja ( dhe do ishte ideale), që poezia të lëvrohet vetëm nga femrat… A. Gjata

Qysh në kohërat e lashta poezia ka qenë pjellë e gjendjes shpirtërore e vajzave dhe grave. Te gratë poete ka gjithçka njerëzore, ato kanë më shumë dritë, mendim, dituri!
Poetja e mirë-formuar dhe shumë e njohur në mjediset letrare dhe publicistike në botën Shqiptare, Zonja Fatime Kulli, autorja e vëllimit poetikë “Këpucët e Mjegullës”, është një krijuese e arrirë dhe e personalizuar në gjininë e poezisë e veshur me ndjesi shpirtërore dhe një femër e emancipuar poetikisht.
Në tërë ngrehinën e vëllimit të saj poetik (Këpucët e Mjegullës) nga kushdo që e ka lexuar librin e autores kuptonë se ka një krijimtari poetike të admirueshëm e mbështjellë me sensualitet njerëzor që ka mënyrën, indntitetin e vet të shprehurit në poezi, që kryqëzohen në udhëkryqet e historisë poetike
“…me torbë varur në shpirt”, “ngujuar në trungjet e ullinjve të Çamërisë”.
Fjala poetike e autores rend kudo ku ka akull dhe zjarr, rend pas mallit, që ka për vatrat e të parëve. Vargjet e saja revolt kërkojnë fatin që ende nuk lexohet përplasur mureve të shurdhër të kohës. Gjithçka është e legjitimuar poetikisht nën sundimin metaforës, antitezës dhe figurave të tjera stilistike, të cilat i ndeshim kudo nëpër vargje për shembull:

“Vitet ikin të prerë me thikë
Lulegjembat thonë:Prit, prit,prit!
Eh, po pres me torbë varur në shpirt.”
dhe “Oh dashuria ime!
Psherëtimë në qiellzë të lotit
identitet varur n’bastun udhëkryqesh
ku kryqëzohen dashuritë.”

Mendimi estetikë-poetik i F.Kullit është i dyzuar. Nga njëra anë Fatimja (grua) dhe tjetra (Fatimja) poete siç e përfytyrojnë dhe e vlerëson lexuesi poeten në lirikat e saja poetike. Veç ajo, Fatimja-grua, ka “uri” për flladin burrëror dhe thotë:
“Të vdekur të më puthje/Brenda teje të jetoja veç unë…”
Poetja(grua) vdes e ringjallet nën hijen e këmbëve Burrë…(koncepti për familjen) Prandaj poetja (Fatime) i grisi këpucët e diellit për të jetuar në mes të yjeve, që të jap dhe të marr puthje. Ku puthja çlirohet si jehonë e përjetshme në sekretin e mbretërisë sensuale. se, “vetëm puthjet e shpëtojnë njeriun”.
Poetja është “Një degë psherëtime” ku me disa metafora të çuditshme pikturon një poezi të ngjyer me shumë nuanca, ndjesi, thurur me elegancë, duke mos e lënë ëndrrën të ik, dhe as të zhubroset. Ajo ka besim në ëndrrat e saja, Fatimja jeton nëpër zgjime, duke kërkuar e prekur frymën e diellit në perëndim ku luan me hirin e kurmit të një burri…(Fatimja grua) “Frymë e diellit në perëndim” “Në një grigjë të ëndrrës të kërkoj si frymën e diellit në perëndim që fshihet pas shkëmbinjve të qiellit …Në një fletë të kalendarit të ëndrrës Kam qëndisur dashurinë time të madhe Stolisur me ngjyrat e lashta të ylberit, Ku qëndron besnik, në të akulltën pllakat; Mbishkrimi; Të kam dashur shumë!
Në poezitë monumentale “Perëndi fantazmash” dhe ”Të dua, të dua…se jam grua” poetja(Fatimja) shpalos fuqishëm karakterin, fisnikërinë, mençurinë, ndjesinë dhe shpirtngrohtësinë e Gruas Poete, përgjatë “Buzëfrymës më të bukur të Planetit, Burrë…
“ E dashuruar si në përrallë me ëndrrën. Duke këqyrur, soditur dhe shijuar poezinë e F.Kullit, ndjen kurthet e bukurisë poetike sensuale në disa plane.

Së pari:

Poetja (Fatimja)është e dashuruar si në përrallë me ËNDRRËN, nga e cila bie në kurth si një zog vocrak. Ajo me –ëndrrën fle, me ëndrrën zgjohet, me ëndrrën bredh, kuvendon e lëvizë si hije. Ëndrra për poeten është hyjnore, aty prehet dhe dielli. Mbi 31 vargje kanë të trupëzuar me shumë finesë dhe fantazi shtëpinë e ëndrrës, ku ajo(poetja) i beson ëndrrës së dashurisë.
“Në grigjë të ëndrrës kërkon…shtëpinë e madhe me sqimë ëndrre. Të ëndrrës realitet.”

Së dyti:

Në vëllimin poetik” Këpucët e Mjegullës” gjejmë dhe tri-katër proza poetike të shkurtra, që ndrijnë nga një sintaksë tepër e arrirë e gdhendur brenda metaforave si për shembull: “ Përshëndetje o erë mali, mbeta dhimbje gjembi në kështjellë të trazuar, shpirtërore. Por, më mban gjallë dashuria për poezinë…Ç’të të them tjetër, miku im tufan, po notoj si pulëbardhë…” Së treti: Te poetja shpërthen një stoicizëm “i heshtur”, por krenare për ëndrrën e saj por, që lexuesi e ndjen si një kurth artistik shumë njerëzore: “Hesht dashuria ime, hesht, rri e përgjumur si kufomë në shtratin tënd, me grafikën e deformuar të burrit që s’diti të të ruajë të shenjtë.”
Një nga kurthet më të çuditshme në poezinë e F.Kullit është poezia “S’dua mëshirë” Ku autorja nëpërmjet një gjetje 89 (dialogut) dhe absurdit të mendimit filozofik rend drejt qiellit…se dielli ishte shpërbërë… – Bota është çmendur, (i tha një zë..shënimi im).
Së fundi poetja pranon “Boshtin e esencial të stuhisë” si një zgjidhje oportune, nga e cila nuk kërkon mëshirë.
Në poezinë lirike të Fatimes nënkuptojmë një dualitet mendimi midis reales dhe kundërshtive
Poetja Fatime Kulli është një krijuese me tipare dhe karakteristika vetjake, që nuk i shëmbëllejnë fytyrave të tjera poetike mbarë shqiptare. Në sajë të gravitetit për të përqafuar shtëpinë e saja të ëndrrave, të daltuara në llojin e vargëzimit dhe të mendimeve surrealiste dhe ekzistencialiste me nuanca mistike, poezia merr krah dhe del në pah lirizmi sensual- femëror, ku shpesh ajo (poetja) merr arratinë nëpër flokët e poezisë dhe “çmendurisht e puthë në buzë…E pangopur…thërret…Të ndjej shumë, shumë…”
Për gjithë sa thash jam i detyruar ti uroj poetes Fatime Kulli urimet më të sinqerta dhe miqësore për sukses të tjera në krijimtarinë e saja!

 

PUNUAR NGA ARQILE V GJATA
Marr nga libri me studime letrare “NJË ESE PËR JETËN”, Viti 2010

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s