ELEGJI PËR DRITËN / Poezi nga Agron Tufa

Poezi nga Agron Tufa

 

ELEGJI PËR DRITËN

Ka nisë me u zhburgosë drita: çdo rrezë
me pingrrimë çan e then qafën si fyell kristali ndër gurë
ku majmet e panjohuna me bojën e vet.

Si bukë e ardhun, e mbrueme shekave t’errta
drita ka nisë me teptisë.

Dheu asht i lagësht, qielli – i vramë;
fytpremë dergjen buzë prroni krenja t’paqarta ushtarësh
kërleshun me rranjë drandofillash.

Gurgullon i çartun hamendjesh
uji i shterrun qyshkur.

Ka nisë me u zhburgosë drita,
me u rrëxue përjashtë –
thes i artë me kashtë
prej frëngjive picirrake t’ksollës.

Me mendje ngarend dhe e prek,
ngarend dhe e prek,
e puth me buzët me bojë
kambanën në ag.

Tue qa me gjys ngashrime falem:
“Lavde, Zotynë, për dritën
që na e ep ma të madhe se Ndriçuesin!”

E dallgë mbas dallge, dallgë mbas dallge
tue e lpi si kurmin e Afërditës
e shtyn terrin me fshesë
deri kur drita kapet për majë.

Nga “Fragmentet e Gjësë”, OM, Prishtinë, 2012

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s