Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

BLETËZO

Mos ma zemëro princeshën pranverë,
Mos ma zemëro!
Lëre inatin për në vjeshtë tok me gjethet të bjerë,
Kuajt e erërave atëherë i lësho.
Eja t’i veshim trupat tanë me petale,
Bletezo!
Po ngjitet gjelbërimi në male,
Mos vono!

 

Unë dikur dhe vaksinat

Fëmijë dikur isha,
Një fëmijë në fshat.
Bëheshin vaksinat,
Mesa mbaj mend,,për fruth,
Unë,hipur si një ketër në lofatë.

I fshehur aq bukur,
E shija ndihmësmjekun,
Në mendjen time flutur,
Lastarët nuk I rriste,
Lofata jo dhe jo,
Por as edhe një pjergull.

Vinte I shkreti dhe ikte,
Me një çantë në dorë,
Por mendja ime shpikte
Për botën veç gogolë.

Mësuar kështu ishim,
Si të bënim ndryshe?
Nga frika,një qiell kishim
Ne dhe dallëndyshet.

Kujtoj sot atë kohë,
Të brishtën,fëmijërinë,
Sa lodhje ndihmësmjeku
E kish për një vaksinë.

U kapa edhe unë
Si një mi në çark,
Krahun e majtë ma zunë,
Vaksina m’u hap si jë mullagë.

Dhe iku,buzëqeshi,
Kiço ndihmësmjeku,*
Lofata nuk më deshi,
Po fruthi nuk më preku.

• Për nder të ndihmësmjekut te fshatit Mërtinj, Kiço Jonuzit

 

MOS ME TUTJE!

Për ditë e më tepër,

I ngatërruar lëmshi i botës,

Ky lëmsh i mbushur me komba,

I ngënë nga mola,

Nuk më jep pak fill,

Një triko t’i thurr shpresës për dimër,

Një palë çorape të bëj për shpirtin e ngrirë.

Dhe ti, ende ke kurajë të më thuash

Fjalët e thëna këtu dhe epoka më parë,

Se kjo botë qenka ndërtuar përsëmbari.

Dhe ti , ende ke kurajë të më thuash

Sa shumë i duan kafshët në Evropë dhe Amerikë.

Dhe ti ende ke kurajë të më thuash

Se humanizmi është tipari i kohës sonë.

Dhe ti, ende ke kurajë të më thuash

Se racizmi u zhduk me rënien e kolonive…

Mos më tutje, të them!

Jam me shirit të zi për gjuetinë e fundit,

Njeriu po zhduk njeriun.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s