Poezi nga Bilall M. Maliqi

Poezi nga Bilall M. Maliqi

 

UDHËT E FRYMËS SATE

Nëpër udhët e frymës sate
Kalon e imja ofshamë e thellë

Veç buzët tuaja plot zjarr
E shkrin atë ekstazë
Që del nga gropëza e shpirtit

Ai gisht (tregues)
Rrëfen cakun e psherëtimave
Skaj Xharrimës ku lahen kujtimet

Ajo (vajzë) buzagaze
Më priti në atë pikë puthjesh
Në rrethin e dashurisë së përflakur.

 

OSHTIMË BISHE

me maskë e pa maskë
ai surratzi
don ta shtrembëroj
të shtrenjtën liri

dorëziu pa dorëza
me sy të korbit të ri
me oshtimë bishe
tmerron tonën etni

hija e kësaj hiene
një ditë do të zhduket
si një tradhtar i lirë
në histori do të struket.

 

KËNGË E PAKËNDUAR

Ajo këngë që dje s’u këndua
sot i pikojnë notat si lot syri

në cep të tingujve të harruar
nga një mall (kudo) zgjohet

këngë që lidh kohët e harruara
brenda tasteve të pianos së vjetër.

 

MOS MË LËNDO

Mos më lëndo
As mos ma gërvish rreshkën e pjekur
Të plagës së moçme

Ajo (është) plagë malli
Që më ka gërryer deri në asht
E m’ka dridhëruar shpirtin (tim) urtak

Mos më lëndo në këtë ditë
Kur fati i gjunjëzohet motit të trisht
E shpresa preket skajeve të durimit

Se krejt paprtiur
Do të pëlcas cipëza e hollë e durimit
Uni do të ngritet ngrehinë shpëtimi.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s