Poezi nga Sabit Rrustemi

Poezi nga Sabit Rrustemi

 

LULJA E NËNËS

Tutje kësaj fushe të gjerë
këtyre kodrinave të ulta e cullake
tutje kësaj rrëmuje shtëpish e pallatesh
që fshehin dhembjet tona
qeniet prej mishi e ashti
kisha Vend Lindjen time
një kullë gurësh lidhur prej balte
me fije kashte
e dru të gdhendur mali

Mbrapa shtëpisë ish kopshti
ku pranverës së vonë
mbillej shalqiri
e piqeshin ato pemë rreth tij

E para ajo qershi
pastaj dardha bishtgjatë
që rridhte sigjim
brenda buzëve tona prej qumshti
e kajsi, kajsi
dhe ai dud i zi

Vetëm një Lulkokrreje ish aty
në fund të kopshtit
ku strukeshin mbrëmjeve
e gumëzhinin mëngjeseve
trumcakë e zogj mali

Edhe kur binte shi
atë Lulekokrreje e kishin shtëpi

Sytë e mi atje
shihnin sall Lule pemësh
lule të egra mali
dhe atë Lulkokrreje
që nëna ime e kish sjellur
nga e saja shtëpi

Lulet tjera i sollëm vonë
prej rrafshit
si nuset
atje në atë breg mali
i mbollëm

Eh sa thellë i mbollëm
për t’mos i shkulur
as era
as shiu që derdhej me furi

I mbollëm edhe brenda qenieve tona
në sytë tanë
dhe në këta sy të mi

Kur vapa shtrihej gjerë e gjatë
dhe gjelbrimin hante përdit ngapak
ne zdirgjeshim deri në fund kodre
te ai krue plepi
dhe bartnim
bartnim ujë

Eh, sa ujë kemi bartur e derdhur
për njomësinë e këtyre luleve
sa barëkeq kemi hequr
rreth rrënjëve të tyre
sa thonjë kemi lënë
peh’rrive jeshile
e sa e sa ëndrra
nëpër ato kokërrbardha
tek i shihnim nën shami nusesh të reja
e gërsheta vashash faqendezura

Këto pamje të hershme
më shfaqën ë çdo pranverë e vjeshtë
këtu në VendLindjen e fëmijëve të mi
ku Lulja e Nanës as mbillet e rritet
pa dashurinë time

17 shtator 2009

 

TEK AJO PARAJSË DASHURIE

E tëra je tek unë
përmes asaj stine të hershme
atyre drithmave që na mikluan
nëpër të tjera stinë

Sa rrugë shkelëm sa dritare cakërruam
përbiruar kthinave të padukshme të shpirtit
deri tek puthjet që ëndërruam

E tëra je tek unë

Përmidis trupit frymëmarrjen tënde dëgjoj
dhe atë puls zemre tek hapet e mbyllet
me një ritëm dashurie

Eci tutje drejt atij stacioni buzësh
një biletë puthjesh mes gjuhësh kërkojmë
po sytë më thellë depërtojnë

Tek ai plazh shpirti
tek ajo parajsë dashurie ndalen
shtrihen e shkrihen pa reshtur

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s