Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Pa rregull
 
Ditët shkojnë e vijnë pa rregull,
nën trysni detyrimesh pa skaj.
Asnjë pranverë nuk erdhi kështu.
Si mbetëm pa u parë?
 
Fryjnë erëra fundprilli përjashta,
mbi rrugët e mbetura bosh.
Qytete të vetmuara si në fundëbotë,
a thua jam në botën e çudirave ku ecet kokëposhtë.
 
Pa rregull shkojnë e vijnë ditët.
Zgjohemi të pakuptim.
Eshtë fundi i botës, apo kuptimi
i një fillimi pa kuptim.
 
 
 
Heshtja
 
Jam heshtja që dominoj hapësirën pa anë,
që dominoj,pasmesnatën në planet,
heshtja që fshin histori që s’më duhen,
duke ju humbur dritën ,nëpër terr.
 
Jam e pafolura e popujve të mashtruar,
të bindur si ëngjëj në urtësinë e tyre.
Jam vetë bota që lëviz pa rreshtur,
në heshtjen ,e papërsëritëshme.
 
 
 
***
 
E fundit gjethe ra ne pyll
dhe druret jane xhveshur.
Trishtimi ,mbreteron aty
ne heshtjen qe ka mbetur.
 
Dhe flladi i eres shkon me kot,
ne pyllin pa blerim.
Dhe humbi feshferime e pyllit,
deri ne tjeter stine.
 
 
 
Paqja
 
Mbas luftërave të gjata,
ku binin trima ,në fushbetejë,
ku trimat ,binin si lisa,
u ndryshua diçka në defterë.
 
U mendua për trimat.
Njëmijë ligje dhe nene ,u shkruan.
Tani do të ketë paqe.
Tani do të vijë qetësia.
 
Nuk do të ketë bombardime të zhurmëshme.
Nuk do të të ketë gjakderdhje.
Tani , qetësisht të merret gjaku,
me gjakpirje, me nene.
 
 
 
Fole e murosur
 
Ne ate qiell ,une erdha si dallendyshe.
Erdha si shtegetare ne ate zgjim.
Eshte teper i bukur shtegetimi,
po, duhet te jesh shtegetare,qe ta dish.
 
Kendimet e mia ,nuk nisen aty
dhe as ,do te kene te sosur.
Mbase zeri im ne zemer s,te ka hyre,
tek shikoj folene te murosur.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s