Kalendari poetik: Walt Whitman (1819-1892) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Walt Whitman

Kalendari poetik: Walt Whitman (1819-1892)

Më 31 maj, nesër, mbushen 201 vite nga lindja e Uollt Uitmanit, poet, shkrimtar dhe gazetar amerikan, vepra që e bëri të njohur në botë qe përmbledhja poetike “Fije bari”, sjellë mjeshtërisht në shqip prej Skënder Luarasit në fillim të viteve ’50 (por më pas u fut në listën e librave të ndaluar nga censura enveriste); kurse në Amerikë i dha emër poezia “O Captain! My Captain!” kushtuar vrasjes së Abraham Linkolnit. Luftëtar dhe veprimtar i palodhur kundër skllavërisë; njeri me personalitet krejt të veçantë; pranonte egzistencën e Zotit, por i quante krejt të panevojshme ritualët fetarë apo mbivlerësimin e një feje ndaj një tjetre. Spiritualistët vendosën ta shfrytëzojnë rastin: e ftuan të bënte një poezi për spiritualizmin; ai e shkroi poezinë, pa harruar ta cilësonte atë “mashtrim të trashë, pa vlera dhe primitiv”. Po i mbyll këto shënime me një thënie për Uitmanin të shkrimtarit të njohur amerikan Henry Miller: “…ai, Whitman, ishte Poet i Trupit dhe i Shpirtit. I pari dhe i fundmi Poet.” Ja përzgjedhja ime nga ç’kam prej Poetit amerikan:

NJË ORË GAZI E MARRËZIE

Një orë gaz e marrëzi! O, ç’tërbim! O, mos më përfshi!
(Ç’është kjo gjë, që në stuhi më bën të lirë?
Klithmat e mia mes rrufeve dhe furisë së erës, ç’kuptim kanë?)
Më thellë se cilido thëthij të mistershmen dalldi!
O dhëmbje të ëmbla dhe të hidhura! (Juve ju flas o bijtë e mi,
Juve ju rrëfej, dhe e di përsenë, ti dhëndërr e nuse e re).
A në ty të lëshohem, kushdo qofsh, a ti, për inat të botës, në mua lëshohu!
O rikthim në parajsë! Oh, e drojtur dhe femërore!
A pas vetes të të përfshij dhe për të parën herë buzët
e një burri të vërtetë të t’i ngjit.
O nyje, trefish e ngatërruar, zgjidhu, o pellg i thellë i zi, ndriçomë!
A t’ia mbathim bashkë, ku më në fund, aq vend dhe ajër sa na lypset të gjejmë!
Nga pengje, detyrime që lidhur na mbajnë u çlirofshim, unë nga të miat, ti nga të tuat!
Marrëveshje me çka më të mirë natyra të gjejmë!
Sa shkumbë nga goja të na dalë!
Të ndjej që sot, a çdo ditë qoftë, i zoti kam qënë.
A diçka që s’kam shijuar kurrë, sa dalldi të më bjerë!
Nga ganxhat e të tjerëve të shpëtoj njëherë e mirë!
Të çaj i lirë! I lirë të dashuroj! Të çaj përpara pa m’u dridhur syri!
Të keqen ta përqesh, ta bëj për vete!
Me shpirt të dehur përpjetë të ngjitem!
Dhe në humbsha, ashtu u bëftë!
Deri në fund, ç’më mbetet nga jeta, në liri ta shijoj!
Në një çast gazi dhe marrëzie!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s