Poezi nga Sahit F. Osmani

Poezi nga Sahit F. Osmani

 

PORTRETIN TËND E KËRKOJNË

“O portret, mos vërtet ti je vetëm portret?”
R.Tagora
Në petalet e zemrës që më dhurove
Nën ritmin e puthjeve të sapoçelura
Buruan ylbershëm rrezet e vargjeve
Portretin t’a thurin me germat e arta

Je bukuri e sajuar prej t’gjitha luleve
E brumosur me nektarin e dashurisë
Asgjë të kundërt nga kjo botë nuk ke
Je vet natyra shembëllimi mrekullisë

Zemrën vet ma dhurove, ate pa kufij
Brenda nesh, sytë mrekullojnë dritë
Shpirtit t’im të përflakur me dashuri
Portretin tënd e kërkojnë për çdo ditë

Aromën duan ta hedhin në pergamen.

 

PENGU I DASHURISË

E vuri pengën si digë e lumit
Jetës t’ia ndryshojë rrjedhën
Atë çast unë isha më fatlumi
Ai çast peng më mban jetën

S’i ta lēvizja dot nuk mundja
Shpirtin donte të ma shqitte
Mrekullia shumë kushtonte
Pa të jeta kuptim nuk kishte

Mbylla veten në rrathë-vetmi
Ai çast mrekullie mos të ikte
Rrathëve të ferriit vuaj gjithnji
Sa herë shpirtin më tundonte

Hap zemrën thellë kraharorit
Vekturojnë dhimbja-dashuria
Peng e saj se ndal t’ trokiturit
E fisnikëron shpirtin e njeriut.

 

LIRI

Shumë të kemi dashur e të kemi pritur
Si frymën e shpirtit , si dritën e syrit
Të kemi kërkuar përtej kufijve të qiellit
Jemi torturuar poshtë rrathëve të ferrit

Zemrat e dashurisë zjarr i kemi djegur
Në zjarrin e luftës tokën ta kemi të lirë
Që tē ardhmen tonë ta kishim në dorë
Nën diellin tënd jetën ta kemi plot dritë

N’errësirë të robërisë na shkëndijonte
Dritëza e jote përtej largësive të ferrit
Kapeshim për atë fije drite e shprese
Të çanim udhën e ta mundim vdekjen

Liri ata martirë derdhën gjakun e tyre
Të keqes ia prenë kthetrat e robërisë
E hapën udhën që zemrat të çlirohen
Me ty ne sot të ecim drejt ardhmërisë

Nën këtë diell disa qenieve njerëzore
Sot u janë shuar dritat e syve të tyre
Duan ta kthejnë mbrapsht të ardhmen
Duan që ta vrasin dritën tënde të lirë.

 

BASHKË DO T’I MBYLLIM
KUFIJTË E URREJTJEVE

Me urtinë e plakut e guximin djaloshar
Mund të hapësh rrugë të re për njerinë
Zemrën e drejtësisë t’a kesh gërshërë
Jetës që t’i shëmbëllesh me dashurinë

Kufijtë do të hapen kur urat hedh ylberi
Me ngjyra t’harmonizuara te njëra-tjetra
Nën këmbët e tyre do të rrjedhë gëzimi
Që flijime të reja mos të ketë kurrë bota

Lumi i kohës t’i rrjedhë jetës së vërtetë
Mos t’ketë të vrarè as frikë të mos ketë
Vajet e trishtimet të kthehen në këngë

Udhës s’ re të gjithë bashkë t’udhëtojnë
Plagët e luftës të lulëzojnë me dritë lirie
Bashkë do t’i mbyllim kufijtë e urrejtjeve.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s