Kalendari poetik: Federico García Lorca (1898-1936) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Federico García Lorca (1898-1936)

U lind 122 vite më parë, si sot, më 5 qershor 1898, Federico del Sagrado Corazón de Jesús García Lorca, poet, dramaturg dhe regjisor teatri spanjoll, i njohur në të gjithë botën botën si poeti Lorka. Kurreshtarët le të gërmojnë wikipedian për jetën e Lorkës, unë sjell për ju këtë shqipërim prej poetit të madh spanjoll:

DRITË

Është ai çast magjik që ndjehet në të perënduar.
Andej mali përgjaket. Këtej ndriçim i verdhëllemë.
Nëpër shtigje endem me një pamje krejt të rrënuar,
me ballin lart e të kuqe zemrën.

Poeti si hije e ndritshme përpara shkon
të lidhë njerëzit me zotin rreket pa rreshtur
s’mendon se kaltërsia është Ëndërr që jeton
e Toka tjetër ëndërr, prej kohësh e vdekur.

Kaltërsia që admirojmë ka një trishtim të madh
sa s’mund të parashikohet fundin ku e ka
dhe Zoti është trishtim i pafundmë, më i lartë
për shkak se është aq thellë nga ku s’mund të flasë.

E fshehta e gjithçkaje nuk mund gjendet kurrkund.
Shpirtra që deshën t’i qasen janë vetëm yjet.
Thelbi i së fshehtave dritën e bëri të ngurtë
por s’mundi të futet te paqja e shpirtit të tyre.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s