Kalendari poetik: Aleksandër Sergejeviç Pushkin (1799-1837) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Aleksandër Pushkin

Kalendari poetik: Aleksandër Sergejeviç Pushkin (1799-1837)

U lind më 6 qershor 1799 Pushkin, ati i gjuhës letrare ruse, poet, eseist, dramaturg dhe prozator i madh rus dhe i letërsisë botërore, më i madhi ndër përfaqësuesit e romantizmit rus. Mjafton emri i tij, Pushkin, dhe dihet se kemi të bëjmë me një kollos të letërsisë botërore. Nga shqipërimet që kam prej Tij, ja shqipërimi im në përvjetorin e 221 të lindjes së gjeniut rus:

…DËSHIRA TË HARBUARA….
(Нет, я не дорожу мятежным наслажденьем)

Jo, dëshira të harbuara unë nuk ushqej,
Apo marrëzi të tilla, si hazdisje pa fre,
Ajo hidhej, ulurinte, sa ma ngrinte gjakun,
Gjarpër spërdridhej, si virgjëresh’e Bakut,
Si në jerm, papushim, puthje të nxehta më ngjiste
Me ngutje, me rrënqethje, të thuash se po vdiste!

Ah, kur isha me ty, e ëmbla, zemërbuta moj!
Sa i lumtur paskam qënë, rri me trishtim kujtoj,
Kur pata shpresë veç në lutjet, përunjësisht,
Ti e tëra m’u dhe, s’deshe t’ia dish, ëmbëlsisht,

Tani e ftohtë, e drojtur je, o gëzimi im
Nuk di ç’ke, veshin s’ma ve, përgjigjesh me përtim
Ta jetojmë sërish ç’kaluam, të lutem tani,
Zjarrin që kam me ty ta ndaj, do apo s’do ti!

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s