Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

HARROVA POROSINË E TIM ETI

Klaloja mbi një urë me drurë,
(Drurët s’ishin të zotë as për vete)
Lart kisha qiellin e poshtë një lumë;
Në tel të çmendurisë varur një pikë jete.

Prapë… ia dola.Preka bregun tjetër
Dhe ndeza ngeshëm një cigar,
Një tufë zogjsh mbledhur në krekëz
Trembur më shihnin si një të marrë.

Pa ngava hapat pak më tutje
E sytë i ktheva,urën pashë.
Nuk di kush qiellit i bëri lutje,
Që në lubinë e lumit nuk rashë.

Harruar ia kisha tim eti porosinë
Dhënë që kur ecja avllisë zbathur;
“ Bir,në jetë mos ji kurrë vetëtimë,
Kurrë mos më shkel në dërrasë të kalbur!”

 

PËRLOTJE

Kërcasin brinjët e një porte,
Ku hijen shkund më kot një lis,
Në ca damarë të kësaj bote
Gjajku ka ngrirë e nuk lëviz.

Menteshat, ndryshkur,mezi mbahen,
Në më të vonën pleqëri,
Ca sy që prej qerpikësh çahen
Në vatrën mbetur dhe pa hi.

Dhe zemra bëhet e tëra lot
E loti sytë m’ i shkreh në vaj,
Nuk jam i zoti të hap një portë
Të zgjoj një ëndërr të pafaj.

 

SHIRA TË FRIKSHËM

Inate të vjetra perëndish
Gjëmimet,
Në këtë qiell ku retë njëra-tjetrës i mbajnë mëri.

Të frikshëm shirat në verë
Dhe më keq akoma ndonjë breshër fatzi.
(Eshtë dhe kohë fushate si për ironi.)

Rrëketë hajdute zhvatin malet
E ndyjnë pa mëshirë
Lumë dhe det.

Dhe mendimi im i brishtë që ballas i rri shtrëngatës:
Veçse ndajnë dhe bëjnë zarar
Partitë në fushatë dhe shirat në behar.

E njeriu i thjeshtë i mbetur cullak e pa çadër.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s