Poezi nga Mimoza Rexhvelaj

Poezi nga Mimoza Rexhvelaj

 

***

Ka me u ba mirë gjithçka,
Koha na jep mundësin me zhdrivillua nyjet
Ndër deje të saj…
me arnua tana keqkuptimet e dites
Me lutjet e mramjes…
Dielli si prendon dhe lind po me atë shkëlqim
që pati kur koha thurte plane
Për ditën e re…
Mundet me kenë nesër.
E nesërmja mbetet gjithmonë
Ajo kuti surpizash
që ngucemi aq fort me ditë
ç’ka fshehet mrena…
Prit dekikën biro!
Kanë pas thanë nanat e mocme
që mundoheshin me na kalit n’durim.

 

Gratë janë të forta vërtet

Sa të forta e të shpejta janë
Gratë mbi shkulmet e erërave
Nën një korsi me mua ecin
Monopate të thiktë e rrëpira të frikshme
I shoh tek sa ngjitin e zbresin.

Unë nis udhëtimin aq të vështirë
Dikush thotë me shpejtësinë e dritës…
Si shigjetë spartane më shpon,
E mbi lulet simotra biskon.

Ngjyrat mbi thonj, buzë e qerpikë Mbrëmjeve Gala ua zhveshin pezmin
Me truket e një nate të pagjumë,
E fortë poaq sa gratë e këtij shekulli
Më besoni miq, jam edhe unë.

E megjithatë, me një buzëkuq
Dhëmbjen në shpirt, nuk mund ta fsheh!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s