SYTË E SHPIRTIT / Nga: Nora Halili

SYTË E SHPIRTIT
 
 
 
Nga: Nora Halili
 
Ishte zgjuar me dëshira, për të ngritur mbi rrënojat e të shkuares një histori. Nuk e dinte se ai mëngjes do të ishte tronditës, sa ti shkulte shpirtin, në një të rrahur të qepallave bota do humbiste ekulibrin dhe ngjyrat. E brishtë, e mundur nga egërsia e jetës, përpëlitej në prehrin e dhimbjes duke kërkuar me sy dashurinë që kurrë se kish njohur…E harruar në vegime, kërkonte të kuptonte nese para saj ishte vetë Ai, dashuria e munguar, apo një mirazh që shpirti i zhuritur kërkonte me doemos…
Të kacafytesh me zhgënjimin, të bindesh vetën, është një duel legjendash, nuk ka përballje më të pamëshirshme, se kur shpirti nuk të bindet, ti dorëzohesh vetvehtes dhe vetja jote mos të pranojnë….Kjo ishte rutina e përdishmërisë së shpirtit të shterur në shkretëtirën e jetës.
Nuk di nese keni parë si shpirti i brishtë thyhet, bëhet pluhur, të tretet në duar, koha s’ të premton as për më të voglin reagim… Nuk di nëse keni guxuar të shikoni në sy, një shpirt që vuan, si vorbull që thith në thellësitë e mistershme, me dhimbjen përqafeni… assesi mos prekni fundin e shikimit, do gjendeni para fragmentesh të panjohurës egzistuse…dhe imagjinata do ndihej e humbur. Të tillë sy, nuk i përkasin realitetit, një tjetër botë fshihet në universin e tyre…
Kurrsesi mos prekni një lot shpirti, mbi gishta do ju mbetet shenja e dhimbjes. Mos provoni të zgjatni dorën, të prekni gjunjët që dridhen, jo dhe jo, thirrjes tuaj nuk do i përgjigjet asnjë pjesë e qenes…gjithçka është mbyllur pas dhëmbëve të shtërnguar, që mbajnë ofshamat e shpirtit të dehur në dheimbje, ofshama që duhet të ishin pasthirrma e dashurisë së premtuar…
Në dilemë me veten, për sa mëngjesi i ofroj bashkë me kafen e hidhur si vetë jeta e saj, kërkonte me patjeter një rreze dielli, ta ngrohte ose ta digjte përgjithmonë…, një përplasje shikimesh në pak sekonda, një cep buze që dridhet, një si lëmsh në fyt, dëshmia më e fortë se para keni viktimën tuaj, por jo triumfin…
Ishte zgjuar me dëshira, për të ngritur mbi rrënojat e të shkuares një histori. Pa ditur se ai mëngjes…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s