QAN ERA ME LOGORI … / Poezi nga Odise Kote

Poezi nga Odise Kote

 

QAN ERA ME LOGORI …

Qan era me logori, pezm a pendime në varre,
shpirtëra a degë të zhveshura pemësh vajton?
Harresat që s’fashiten, prushërat dhe zjarret,
fshehtësira të nëndheshme a demonë?

Barin tharë prej fërgëllimit a sytë e bërë agull,
qan era me logori, në ufëm mbytëse, në zhar.
Nëpërdukjen e mjegullt, rrëmetin e gjakut,
shpresën therur thikash a të vdekurit e gjallë.

Krahë të thyera nisjesh a keqkuptimet rigatë,
jehonën nën dhe a gremisjen e gjumit.
Qan era me logori, të pandreqshmin fat,
shtiratën ulëritëse derdhur thellë atij unit.

Fillikatin e shpërfillur a goditur me gurë,
lypsej një harresë, një fëmijëri tjetër.
Zabullimën e jetës, të hidhëruarin muzg,
qan era me logori një ëndërr të vdekur.

Qan era logori, oi, oi në shira pikëllimi,
shpirt i njeriut bosh, si gufalle kërmilli…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s