KOMBI IM… / Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora
 
 
KOMBI IM…
 
ç’ kohë na thërret… ?
ç’njerëz e ngjarje që s’jetojnë më…?
që s’i kemi harruar
Klithma ëndërrash, shpresash,
Ngjirren e shkojnw,
E ne…s’dihet për ku ecim trishtuar…
Qiririn i fundit
Errësirës na ndizet e rindezet në shpirt,
Për pak buzëqeshje pa lot
Në të tjera stinë kohësh
Njëri-tjetrit fikur nëpër duar
Stinët e kohëve të jetës, në të sotmen, s’qendrojnë
Por…ah! Ky shpirt… brenda i ndjen… i do… i mban…
Ashtu si ruan një pemë nëpër degë në foletë bosh
Miliona cicërima zogjsh, që vjeshtës që shkoi
kanë shtegtuar…
E nesërmja, gjithë shpresë, buçet…
Por kur na bëhet e sotme,
Në një tjetër stinë na kthehet
Hije fantazmash…
Hijena ngjyrash që shqyejnë njera – tjetrën
Hyjnë e dalin ferrit të pafund…
Shndrruar në stinë shpirti këtu…
Ku shkon ky popull…sonambul errësirash…
Mjerimit krrusur… gjymtuar…
I ndarë dhe coptuar kështu…?

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s