DOLËM NGA VETVETJA DHE IKËM / Poezi nga Kolec P. TRABOINI

Poezi nga Kolec P. TRABOINI

 

DOLËM NGA VETVETJA DHE IKËM

Për shumëçka vjen koha
koha që ne deshëm ta ndalnim
ashtu si retë kemi dëshirë t’i zmbrapsim
por nuk shpëtojmë dot prej shiut.

N’sa oqeanet rrëkajën prej qiejve
dita zbërdhulet si peng i natës
e ne mbetemi si ca zogj dimni
kuturis si mardhacakë prej ngricës.

U deshëm aq shumë sa perënditë
rikrijuan prej nesh Evën e Adamin
por nuk mundëm të fshiheshim
prej gjarprit në degën e mollës.

Shumëçka deshëm të harrojmë.
Të iknim prej njerëzve dhe vetvetes
jo se kishim gja për të fshehun
por koha që jetonim nuk na përkiste.

Njerëzit na gjuanin me gurë fjalësh
aq plagë shtrigash zu trupi dhe shpirti
sa nisëm ta shohim njëni-tjetrin me dhembje
e pak e nga pak siç zbardh mëngjesi

dolëm nga vetvetja dhe ikëm.

Nga libri: “Ode për Shkodrën” 2019

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s