Poezi nga Sofia Doko Arapaj

Poezi nga Sofia Doko Arapaj
 
 
Harmoni
 
Nuk jam ajo kërkoni…, kërkoni…, kërkoni…, kërkoni…!
Emrin dhe mbiemrin, m’ a morët…, m’ a morët
Dhe’, vjollcat nuk çelën më, kurrë në shpirtin tim
Nuk çelën…, nuk çelën …,nuk çelën…, nuk çelën.
Më veshën këtë, tridhjetë vjet më parë
Një veshje të gjatë…, të gjate…, të gjatë
Bardhë si bora, bora me kryq blu
Më pagëzuan …, pagëzuan…, pagëzuan
Më thërritën, në emrin e gjyshes që s’ njoha
S’ njoha…, që s’ njoha…, që s’ njoha se kështu
më deshën Kritët , më kuptuan…, më kuptuan
Më kuptuan…, kuptuan…, më kuptuan….
Po dua t’ ju them, se ditën, që më pagëzuan
Minoitet e Knosoit më thërritën…, thërritën
Më stolisën, me flori, më shndritën…, shndritën
E kur në kishë, në kishë u drodha si spurgjiti
Sikur një dorë e ndau trupin tim nga shpirti
Nga shpirti…, nga shpirti i shpirtit…, shpirtit!
 
 
 
Tek stacioni
 
ai më përqafoi sa u ngopa,
e ndjeva, kur më mbështolli plot,
po nuk e kuptova dot,
si iku, iku menjëherë.
Dritaret, karriget si frymorë,
morën ngjyrën e fytyrës së tij, morën
të dua, a ja thashë që të dijë,
si iku, iku menjëherë.
 
Def i lehtë binte në gjoksin tim
isha aq e ngrohtë, butë , aq e ëmbël
po të më prekje, do përgjigjesha si zog
si zog, si zog, si zog dhe si ëndërr.
 
 
 
Fik i varrezave
 
Kur të fikem unë,
atë natë fik, do pëlcasësh prej gëzimi…
Duke zgërdhirë, dhëmbët e ngrënë, prej zogjve
do shtrish thonjtë e rrënjëve më thellë, si pasha,
i ngopur, i kënaqur, më në fund,
thith e thith, atë llullën tënde bishtpërpjetë,
shfry e shfry, gjithë kacekët e mbledhur,,
prej ah-tit të tymit tënd, të ngjeshur sterrë të zi…
Në botën e lartme,
nuk ja shihnim dot surratin njëri -tjetrit,
po ja, fati e do që të jemi pranë e pranë…
Sapo të mbarojë dasma me Adin,
akoma pa hequr fustanin e nusërisë,
do të më më duhet të të respektoj,
se je kumbari im…
Po mos më thuaj,
kumbara me kumbarën tre herë në javë…
O Zot!
Kush do t’ më ndihmojë atje poshtë,
kur të dua që të thërras,
pa u lëshuar ende mbi mua,
kur të jem krejt e vetme,
si të duroj ty,
me ato kokrrat e…
të varura, të fishkura,
me atë mjekrën dinake gjethefiku…
me ata sytë blu, që do kullojnë qumësht të bardhë …
O Zot,
ja këtë s’ duroj dot unë, kruajtjen e fikut,
prandaj nuk desha që të bëheshim kumbarë…
 
Trëndafila të butë, dallëndyshe e flutur,
dhimbje sandalesh, klarinë, o shpirti im,
valle cinglash , ciganesh, syllambyllas, o të bukur,
ja, ky fiku, më gacmon mua, papushim…, papushim.
 
 
 
Të pafytyrëve
 
Në emër të nderit që të bënë prindërit e mi, mos u fshih!
Në emer të mundit Sizif , tani ti je më ”grua ”, mos u fshih!
Mos harro se u nise si i dashuruari i marrë
të arrije dorën e ndershme të vrarë,
të vrarë e të thare me llaç, të babait tim.
Në emër të traditave që dinë t’ i mbajnë vetëm besnikët!
Ata që nuk janë mospërfilllës me vjerrin, por me ballin lart!
Ata që nuk gjejnë qesharake arsye, po janë vërtet aristokratë!
Në emër të sofrës që t’ u shtrua me zemër, nga duart e nënës!
Që kur erdhe dhëndërr të dridheshin buzet t’ a thërrisje në emër!
Në emër të njerëzores dhe gjithë planetit!
Në emër të thelmelit që dridhet se po i afrohet qameti!
Mos u fshih!
Se s’ kam për t’ a falur as në botën e përtejme
dhimbjen prej fëmije të babait tim.
Ooo Dhimitra! Dua të bëhem Persefoni!
E dua gjysëm viti, nën dhe’!
Të dëgjohet përnatë atje tek honi
O ba, o baaa, o më i lënduari mbi dhe!
Në emër të nderit , në emër të Zotit, rrëzoje atë mur!
Në emër të t’ gjithë prindërve, që ju deshën më shumë se vetja!
Ne emër të halleve, sëmundjeve , fatit -baba që s’ i dihet!
Mos u fshih dhëndërr, mos u fshih…, mos u fshih kurrë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s