Cikël poezish për fëmijë nga Nehat Hahiu

Cikël poezish për fëmijë nga Nehat Hahiu
 
 
NDALU TI, MOJ ERË. . .
 
Ndalu, ndalu ti , moj erë,
që fryn furishëm në pranverë;
Ndalu, ndalu ti, moj çapkënë –
inat të madh paske zënë!?
 
Ndalu, ndalu ti, moj erë,
kështu fare s’të duam në verë;
Na i prish lulet e pemëve,
edhe flokët e çupave, djemve.
 
Ndalu , ndalu ti , moj erë,
gjethet seç na i ke shkapërderdhë;
Na lerë të qetë, mos na lodhë
rrëzove për tokë, dardhë e mollë. . !
 
Ndalu, ndalu ti , moj erë,
se as në dimër nuk ke vlerë;
Shporru, moj erë e tërbuar –
si gjithmonë, na ke hidhëruar!
 
 
 
EJANI. . .
 
Ejani, ejani. . .
Këtu folenë keni;
Këtu mbi çdo degë,
keni ndërtuar folenë.
 
Ejani, ejani. . .
Këtu këngën do e gjeni;
Ku për herë të parë keni vrapuar,
me shokë duke u argëtuar.
 
Ejani, ejani. . .
Gjithkund do të gjeni;
Kodra, fusha e brigje,
të vendlindjes, shtigje.
 
 
 
NË LIVADHE
 
Fluturat e bukura laramane,
fluturojnë tek lulet në livadhe;
Edhe qengjat kërcejnë e lodrojnë –
turren pas nënave, i përqafojnë.
 
Bletët enden në t’bukurin livadh,
lule më lule thithin nektar;
Fëmijët hareshëm vrapojnë –
bashkë me fluturat aty vallëzojnë.
 
Vërtet është bukuri, për ne gëzim,
livadhet shtruar me të bukurin qilim;
Mbushur me lule plot aromë,
zukatjet, kënga, çdo herë në jehonë.
 
 
 
DITË PRANVERE
 
Fusha e male tani kanë lulëzuar,
gjithçka buzëqesh në këtë stinë;
Mbi degë këndon bilbili i shkruar,
Me atë zë të bukur, si kanarinë.
 
Bujku mangët ka përvjelë,
po derdhë djersën prore n’arë;
Zogjtë të bukur bashkë janë mbledhur,
e fluturat vallëzojnë pa u ndalë.
 
Fëmijët rriten t’buzëqeshur në djep,
me ëndrrat e tyre fëmijërore;
Në sy të çdokujt shihet jetë,
I gëzohen ditës pranverore.
 
 
 
LULET QESHIN
 
Për çdo pranverë qeshin lulet,
Kur i lëshojnë ato balluket;
Qeshin lulet, i hapin petalet,
N’prehër të tyre, bleta ndalet.
 
Qeshin, lulet për çdo ditë
kur ua lanë vesa ato sytë;
Qeshin ëmbël e nuk ndalen,
Fluturat në krah, lojë marrin.
 
Lulet qeshin me gëzim çdoherë,
kur i përqafon dielli n’pranverë;
Qeshin, qeshin e nuk pushojnë,
Aromë të këndshme seç lëshojnë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s