Poezi nga Nora Halili

Poezi nga Nora Halili
 
 
VEGIM
 
Kish mbet thuejse aspak,
prej ngazëllimit t’ syve.
Zemra gjimonte në t’ndalun,
si sahat që harrue kanë me kurdisë.
Krejt pak ish mbet dhe n’ buzë,
e keshuna e vrullshme ke shkimë.
Petlat epshore kish vyshk,
zjermi që zharit pat shpirtin…
 
E nat dekik kur ke harrue,
u kap mas nji vegimi…
Fort e shterngoj n’ krahnorin bosh,
çka nuk mund t’ ishte kurr i saj…
 
Kish mbet thuejse aspak,
para se ti vriteshin andrrat…
 
 
 
GRUA
 
Zgjata krahët,
qiellit ti shkëpus një brinjë,
doja gjithësesi të isha qiell.
Qielli u vërejt, në fytyrë u nxi,
zhurmshëm shkreptiu një rrufe.
Grua: Pse mëkaton përsëri…
 
 
 
FRIKA E NJË FANTAZME
 
E zverdhur në fytyrë fantazma bredh,
asfalteve të lagura në qytet.
Herë pas here hapat ndal…
friksohet mos zgjohen para agimit njerëzit.
 
Një krismë, një klithmë diku atje,
prishë qetësinë e natës pis…
Fantazma kujën vë,
nuk e do këtë botë kurrësesi.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s