Poezi nga Erjon Muça

Poezi nga Erjon Muça

 

Gurët

Lëvizin copëzat e gurëve
nga majat e maleve,
me dëshirë të zjarrtë për detin
ndjekin udhëtimin e lumejve.
Ndërsa deti me zemërngurtësi,
i nxjerr në breg…

E dashurojnë detin,
megjithëse një dashuri anormale,
ai i hedh pamëshirisht në breg,
e ata rokullisen brenda tij
si në një valle…

Vallzim i çmendur i gurëve
me detin si kavalier tutor,
torturohen ritmikisht të gjorët,
duke u përplasur me rërën e imët
por nga dëshira e tyre
nuk heqin dorë…

Eh sa herë përplasen
me njëri- tjetrin të gjorët gurë,
rërë u ngjitet në mes,
por ata nuk e vërejnë,
janë të përthithur nga vallzimi i tyre,
e përfundimin nuk e mendojnë
kurrë…

Vetëm pas një morie përpjekiesh,
me valët e detit të paparishukueshëm
humbin formën e tyre duke u rumbullakosur,
kur kthehen në rërë u ngjiten sivëllezërve
me mall të ethëshëm…

Vetëm kur janë kthyer në rërë
kuptojnë pavlefshmërinë e kësaj dashurie
që ata kanë me detin fodull,
ndaj edhe grimcat iu ngjiten gurëve,
që të mund t’i largojnë nga lëngimet
e kësaj dalldie…

 

Amanet

“Vdekja është brenda nesh!”,
pret vetëm çastin e revolucionit jetësor;
e megjithatë përballë të vdekurit
hutohemi, tmerrohemi, a thua
se ajo i pat zënë pusi, e ai
pasi kalon kufirin na duket
më i përvuajtur, më i mirë.

Pas vdekjes largohet edhe e vërteta;
gjithçka që na vjen në mend për të shkuarin,
s’ka asnjë copëz terr, gjithçka shëmbëllen,
harkohet në të gjithë hapsirën qiellore si ylber…

Ndaj i lutem sot, atyre që do më mbeten pas,
kujtomëni nëse doni, por për atë
që isha, pa lajle e lujle, realisht.

E si isha, ose si jam?!

Jam njeri, pak i keq e pak i mirë,
ose as i keq e as i mirë; po çfarë është
me të vërtetë e mira dhe e keqia,
përpos se një nocion koncepti?!

Njeri që di të sillet mirë;
ngaqë për botën që jetojmë
është mënyra më e llogjikëshme
për të jetuar në qetësi.

I ditur për aq sa mund të jetë,
një krijesë që degjeneron kimikisht,
nga qeliza më e papërfillëshme,
deri tek më e rëndësishmja,
di mjaft gjëra, e mjaft të tjera,
në katror, plotëshit i injoroj,
por kam aq dhelpëri që të mos tregoj…

Hipokrit?! Sa çdo njeri,
instikt i kushtëzuar, përftuar
me ngadalë, që në fëmijëri;
dashurova veten por paraqitesha
sikur të tjerët doja; edhe unë,
për tradhëtinë më të vogël,që një tjetër,
kushdo qoftë ai, do t’i bënte egos time,
deri në ekstrem, do dhunoja…

Pra përfundimisht, kush vdiq?
Askush jashtë trekëndëshit, instikt,
llogjikë dhe ndjenja, një nga të shumtit
që mbi këtë rruzull frymoi, ashtu siç
ia kërkuan çastet, dhe aspak ëndja…

(Hamdi) Erjon Muça
Pisa Itali 15-06-2020

 

Përçartje

Cektësi, superficiale, shallow:
si mund ta shpjegoj!
Iluzionin e madh, ambiguitetin,
që rri pas ksajë fjale; veçse
fjala s’ka asnjë faj, koncepti
efimer që fshihet pas sajë…

Sa herë fraza me kumbim
na japin përshtypje thellësia,
ndërsa thejshtësia me thellësinë
e vet çarmatosëse e bën veten
të gjykohet me ndjesi cektësie.

Të cekëtit ndjejnë thellësinë
tek ata që luten për paqe në botë,
ndërsa një poet i kryqëzuar,
uronte që njeriu, i vetëm,
mes tij dhe unit,
paqe të gjente…

(Hamdi) Erjon Muça
11-06-2020

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s