DIELLI I SHPIRTIT / Fragment nga Nora Halili

DIELLI I SHPIRTIT

 

Fragment nga Nora Halili

***

Jo gjithmonë arrijmë të kuptojmë PSE- në, aq më tepër kur jetat, situata, momenti janë kaq të ngarkuara sa spontanja, rastësia nuk janë terma që shpjegojnë rrjedhën e ngjarjeve. Është një lloj provanie që na shfaqet në momentet të papritura për të hedhur dritë mbi anën më të errët të vetvetes. Na ka ndodhur të gjithëve në një mënyrë a tjetër të përqafojmë atë çfarë Unë e quaj surprizë e jetës. Brenda secilit prej nesh gjendet një dhomëz e vogal, ku konservohen këto momente. Në shpirtin e secilit ndodhet një Diell. Është ky një sprovë që na jepet, është çfarë ne jemi dhe bëhemi? Pra gjithçka varet nga si ne dimë të bashkjetojmë me ” Diellin e shpirtit “. Duket diçka jashtë kontekstit të normales, jo rrallë është kapaciteti ynë, mënyra e menaxhimit të situatës dhe ajo të cilën e quaj ” vetja jonë peng “, që përcaktojnë dhe finalizimin e ” luftës”, dominimin mbi betejat e heshtura. Njeriut si qenie ka një shpirt të brishtë nëse nuk e kuron vazhdimisht nga plagët, as që mund të pretendojmë që nuk jemi lënduar asnjëherë…, diferenca është sa, si dhe nga kush, çfarë ? Këto pytje duket sikur na largojnë nga sa thashë në fillim, por jo, janë këto ” planete ” që vërtiten rreth diellit të shpirtit. Egzistenca, prania e një dielli në TY, jo gjithmonë është privilegj sado që duket sikur ke triunfuar mbi acarin e dimrave. Jo dhe Jo, e them me bindje. Nëse diçka nuk funksionon, ajo çfarë konsiderojmë si fatin më të madh, me shpejtesinë e një rrufeje mund të jetë disfata jonë, është totalisht e pamundur të shpresosh një fitore kur dielli i shpirtit zëmërohet…  Pra, një diell të ngroh, por dhe të djeg…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s