Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

PËR MËKATIN, TONË…

Sa s’është vonë

T’u lutemi, gjakut t’derdhur e pikave t’lotit

Për mëkatin tonë

T’mbetur, damkë kobëzezë, në tokë të Zotit

Për hijet e zeza e tradhtitë t’dala, nga kullat e fisit

Si nepërkat e tërbuara, kur i trazon nën gurë stuhia

Për vrasjet s’koti, që përgjakën bardhësinë e plisit

Si perandoritë e mëdha me rrufe t’egra, nga Ylliria

Për netët e serta e terse, të gjysmëhënës e të kryqit

Si Kryjet e Parive, që, s’i duronte, kurrë Shqipëria

Sa s’është vonë

T’u lutemi nënave, që vdekjet tona, me lot i pinë

Për mëkatin tonë

T’mbetur, damkë kobëzezë, për plisin e Shqipërinë.

 

E FTOFTË ËSHTË, KJO PRANVERË….

E ftoftë është kjo pranverë

Bora duket, mbi kurrizin e Sharrit të plakur

Babaxhanët, po pinë, verrë

Sharrjanët rriten ndër lot, shtat t’përgjakur

Cakërrohen gotat, mbi akull e hedh vallen, tradhtia

S’kamja e mjerimi hapin varre, Tetova dridhet nga tërmeti

Ngjyrë robërie merr Vardari, po prangoset krenaria

Shkupi pyet Manastirin, Njëzeteteta e Nëntorit, ku na mbeti

Tirana e Prishtina e shikojnë Vlorën, ku rri Shipnia

Plisat e shtatoret e lirisë i pyesin malet: O’Zot, çka na gjeti

E ftoftë është kjo pranverë

Sharri i plakur, ndër beteja e kërkon diellin

Babaxhanët, po pinë, verrë

Pas tokës Shipni, si ta ndajnë edhe qiellin.

 

DUA, QË TA DI…

Në tokën time, dua që ta di

Si buka e kripa, që shtrohet n’sofrën liri

A ka emër, kobëzeza tradhti

Që na bënë, hije ndër shekuj, mbi Ylliri

Me mileniume, që na i rri fitimtare besës karshi

Të mbetemi udhëtarë, udhëve, ku na pi harresa

Si fitorja e Piros, t’humbur, nëpër kohë e histori

Mes lindjeve dhe vdekjeve, ku na soset shpresa

N’tokën e mbetur, egjër, si n’Kosovë e Shqipëri

E deri te syt’e dheut, n’gjak e lot, ku rri kujtesa

Në tokën time, dua që ta di

Si plisi i maleve të Sharrit, në kërkim të lirisë

A ka emër, kobëzeza tradhti

Që na vret pas shpine, që nga motet e Yllirisë.

 

PËR DASHNINË, E HUMBUR…

Dita është me lot

Për dashninë e humbur, nëpër tradhti

Të mbetur pa Zot

I lutemi jermisë, sikur robërit diellit liri

Nga robëria e kërkojmë fatin e i besojmë shpresës

Shtigjeve të mbetura, ndër kufinjtë, ku na rri, krenaria

Hamë bukën e vdekjes, shkelim, nëpër syt’e besës

Me gjuhën e guximit, themi: sa e madhe është Shipnia

Si YlIliria, mbetur nën hirin e harresës e t’kujtesës

Dita është me lot

Fisnikët e humbur, ecin nëpër tradhti

Të mbetur pa Zot

Si shqiponjat e tërbuara n’qiellin Ylliri.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s