Poezi nga Sarë Gjergji

Poezi nga Sarë Gjergji

 

ATDHEU IM – KRISHT

Sa kryqe t’i ngarkuan mbi supe
E sa herë goditën trupin Tënd…
O sa herë me gojë të lan, me dhëmbë të çan
Shkërbetë e malit
Sa e sa herë shporuan parzmën Tënde
E t’ përgjakën fytyrën prej dielli
Gjymtyrët t’i shkërmoqën sa e sa herë
Për petkat Tua qesin short
E lajnë duart
Ti zë nuk lëshon
As oh as ah, në kalvarin e zi
E në kryq thua:
“Fali o Atë, se nuk dinë ç’bëjnë!”

ATDHEU IM, EDHE MË DURON…

 

MOHIMI I VETVETES

Tek pritja zunë rrënjë shpresat e kalbura

dhe ëndrrën për një shtet ideal në kullë funebre e kthejmë

ne zhveshim shpirtin nga qenia dhe brohorasim fuqishëm:

Poshtë Identiteti!

Tash dhimbjet e lindjes së shkretëtirës i ndjen

dhe lavde-broçkulla i thur vetes

se dritën e tokës së parë mëri e ke;

botën dhe shtratin ku linde mallkon

i katandisur në leshnajë.

Populli im,

për ku je nisur?!…

Na ndjej, Ynëzot!

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s