Poezi nga Sami Sherifi 

Poezi nga Sami Sherifi 

 

AROMA E MOLLËVE TË THARA

Ngarkuar me ëndrra
Dhimbje
E mallëngjim
Në kopshtin tim të fëmijërisë
Mes gjetheve të zverdhura të mollëve
Ku hija e nënës më fshihet
Po rikthehem
Me nënën të ç’mallem
Dhe derisa pika lotësh
Nga gjethet e zverdhura të mollëve
Rrjedhin
Dy flutura krahëshkruara
Mbi kokën time fluturojnë
E në faqe më puthin
Ardhjes sime i gëzohen
Dhe nga ëndrrat më zgjojnë
Me sytë e mi të shoh
E të kuptoj
Ngase me vonesë
Në kopshtin e mollëve kam ardhur
E nënën se gjeta
Vetëm aromë të mollëve të thara
Ndjeva
Dhe me nënën u ç’malla .

 

NË GAZI BABË TË SHKUPIT

Nëse qytetin e vjetër dardan
Do të vizitoni
Në Çarshi të Shkupit
E në lagjen e Gazi Babës të shkoni
Dhe të mos dëshproheni
E të trishtuar të ndjeheni
Kur varfëri e zymti do të shihni
Lagjen e getoizuar
Të përlotur do ta gjeni .

Nëse rrugicave të Gazi Babës do të ecni
Keq mos u ndjeni
Kur burra të moshuar e kalimtar rasti
Të veshur me të zeza do të shihni
Ata me dorën në zemër
Miqësisht do t’ju përshëndesin
E selam do t’ju japin
Në njërin kapixhikë hyjnë
E në tjetrin dalin
Boten duke e bartur mbi supe
Aty edhe vezirë e kalorës mesjete
Me fes të kuq e çallme mbi kokë
Si dhe gra të veshura me të zeza
Do të takoni
Mesjetën në sy duke e tjerë
Trishtimin
Mëhallës duke ia rikthyer …

 

SIMFONIA E PAQËS SË TRILLUAR

Pa hamendje
Sonte
Drejt teje jamë nisur
Shkupi im i dashur
Djepi im i fëmijërisë
Dhe i dëshpëruar
E i mërzitur ndjehem
Kur rrugicave të lagjes s’ime
Lypës
E fëmijë të varfër
Me sy të përlotur shoh .

Sot
Në ditën e lindjes s’ime
Në qytetin tim kamë ardhur
Me shekujt të grindem
Ke busti i Lekës së Madh të ndalem
Diellin e Virgjinës të përgëdheli
Kujtesës ti rikthehem
Urën e Gurit
Dhe rrjedhën e Bardharit të kaloj
Në krahun tjetër të lumit
Skenderbeun të takoj
Ke këmbët e Gjergjit të ulem
Një kafe të pi
Shpatën e ndryshkur të fisit
Të kërkoj
Qytetit tim të lindjes
Shqip ti drejtohem
Tungjatjeta
Shkupi im ti them .

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s