VJERSHËRIMET E SPIKATURA TË ABAZ GOXHAJ-I GOLEMAS! / Nga: Arqile Vasil Gjata

VJERSHËRIMET E SPIKATURA TË ABAZ GOXHAJ-I GOLEMAS!

 

Nga: Arqile Vasil Gjata

Krijimtarija në përgjithësi, por në veçanti ajo e vjershërimit(të shkruarit poezi) është teje e lashtë dhe si gjithmonë është individuale..nga ky shkak dhe shijet, dëshirat, preferencat për të lexuar dhe shkruar janë subjektive në bashkëvarësi me kulturën, kohën, nivelin formues dhe ambjentin ku je ritur!
Abaz Goxhaj bënë pjesë, është melodi letrare në rradhën e krijuesëve, të poetëve popullor.Është poet popullor, pasi krijimet e tija janë forma, përqasje, gjetje dhe trajtime letrare me karakter të gjërë e lëndëndërtuese nga mushti gojor e vjershërim popullor, mbështetur tërsisht tek tradita, tek mençurija dhe mjeshtëria e asaj prurje gojore që në rastin më të mirë pikturohet, merr ngjyra krahinore estetike dhe folklorike.Dhe si e tillë kjo krijimtari lexohet me kënaqësi dhe dëshirë shumë shtresa të popullsisë.
Autori, bënë humor, fshikëllon, qorton, ironizon dhe ka si qëllim të “djeg të ligat që kanë bashkëfshatarët, miqtë dhe ajo pjesë e shoqërisë që ende ka probleme shoqërore e sociale. Mund të themi se është një krijimtari e kultivuar nga vjershëtor të veçant që kanë dhunti dhe prirje vetjake për të shkruar me kaq filozofi e mjete të veçanta estetike…si
Ironija, sarkazma janë element, tipare që e karakterizojnë krijimtarinë me vjersha(bejte) Golemasin Abaz Goxhaj!
Autori me elegancë letrare e përgatit lexuesin me realitetin dhe më pas e çvendos atë të përftoj humorin, buzëqeshjen, ironinë dhe talljen …të thëna(të shkruara) me detaje folklorike e fjalë e mendime të mençura nga gurra popullore krahinore.
Abazi është mjeshër i fjalës së qëmtuar dhe sidomos i figurave stilistike; si epitetim krahasimi, si dhe artifice të tjera letrare…të gjitha këto i shoqërojnë vjershërimet dhe bejte ku stigmanizohen, portretizohen e ndërtohen personazhet poetik në vëllimin “Unë Abazi nga Golemi bëj humor me kripë vendi!”
Guxoj të them se, pjesa e dytë e librit, për mendimin tim janë jo tëpranueshme në këtë vëllim…do të ishte mirë që disa nga ato mund të ngrieshin në nivelin e skicave poetike, që Abazi e ka aftësinë për t’i shkruar me një art poetik!

Më 22 Qershor 2014
Nga Arqile Gjata

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s