Poezi nga Sonja Haxhia

Poezi nga Sonja Haxhia
 
 
Gjurmë
 
Unë dua
ecjen nëpër rërë,
ku hapat lënë gjurmë
zgjatjen e hijes deri në det,
duke u dorëzuar në transforminin e kthjelltesive të paimagjinuara.
dhe ashtu shkujdesur….
zgjedh thellësitë e tua….
duke shijuar kristalet e nënujshme
për të harruar dhimbjet e shpirtit.
 
 
 
Shpresë e vrarë
 
Dritë e diellit nuk ngroh,
muret pikturuar plot myshqe lotues
rrjedhin në një pikë lot.
 
Ndihet uri
i ftohti kërcet, krrak-krrak,
frikës së angshtimit strehë…
Një britmë,
një urrejtje ndoshta ndjek nga pas..
në këtë mizerje botë
ku këmbët shkelin mbi mëshirën
dhe shpresën e së nesërmes vret.
 
Ajri, uji dhe zjarri mungojnë.
vetëm shaktërrime përreth
godina që murojnë të vobektët
në rroba të leckosura:
Siria oggi…
(një zonjë Siriane, më tha sot)
 
 
 
Dashuritë e mëdha
 
Nëse qëndron afër meje,
gjithë botën mund të ndryshonim,
të zhduknim hijet,
të zhduknim dyshimet
të ishim një ditë ndryshe.
 
Dhe së bashku të dy,
të këndojmë këngët e padëgjuara
sonatat tona mbrëmjeve të vonuara.
 
Atëherë do kuptonim
se dashuritë e mëdha
kanë nevojë për vështrimin e thellë të zemrës.
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s