Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

DO TË BËHEM MAKBETH

Mos ju duket aspak çudi,
do të bëhem Makbeth kësaj nate të errët,
kësaj zymtësie me flakë rrufesh e shi
do të shtroj më të madhen gosti.
Mysafir nuk do të kem asnjë Dunkan,
madje zonjën do ta përcjell larg për pushime,
bankon do ta nis drejt aeroportit,
tri magjistrica të reja do zbresin atje.
Darkë vetëm për vetëm,
ndershmëria edhe unë.
Do ta deh e pastaj do ta vras në gjumë,
ambicjes për pushtet
ndershmëria gjithmonë i prish punë.

 

LUM SI ZULUTË

Në një komunë të zuluve
(Termi “bashki” i tmerrshëm ish)
S’hynin në punë rRudhat e truve,
mjaftonin veç ca bishtra dhish.

Në kohë zgjedhjesh në atë vend
(Ka zgjedhje atje? do pyesje ti)
Nëpër mitingje lëshonin qentë,
çdo fis më vete një parti.

Kur vinte puna për të parë
(Këshilltarë i quajmë ne këtu)
Ngrinte kokën ndonjë shkollar,
fisi i nxirrte sytë me hu.

Kurrsesi nuk duhej truri,
Vetëm barinj ose kafsharë,
Përndryshe valonte druri…
lum si zulutë për këshilltarë.

 

***

Sy që kurrë s’më patë në sy,
vështrimi juaj mban era dhe.
Qenin e pabesë kam gjetur aty,
pas shpinës sime zgjedhon foljen “leh”.

 

PORTRETI I HIPOKRIZISË

Diku në një cep të Galaktikës,
më kërkuan alienët një portret.
Çifut u bëra në mes të shkretëtirës,
portreti nuk u gjet që nuk u gjet.

Shalova të gjitha urat e Firences,
iu luta Michelangelos me përgjërime,
Davidi theu për pak gjuhën e heshtjes,
në mjegull u mbështoll Capela Cristine .

Një erë më ngriti qiellit shtjellë pluhuri,
mes xhindesh vet qielli u përflak,
përulësisht u fala te Onufri
të më jepte një penelatë të kuqe gjak.

U shprish dhe ajo mjekër hijerëndë,
sikur të ish eter apo fosfor,
Alienëve një besë u pata dhënë,
Ah, dhe besa s’u mbajtka dot me zor.

Askush nuk m’u përgjigj nga të mëdhenjtë,
portretin t’ia bënte hipokrizisë.
Njerëzit këtu poshtë po hahen si çakenjtë
e toka po mëndet në gji të marrëzisë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s