KISHA DHE EROSI / Nga: Fatbardha Sulaj

KISHA DHE EROSI

 

Nga: Fatbardha Sulaj

Duket si një antagonizem fanatik që në titull ku ka kishë, erosi nuk mund të ekzistojë, ose duhet në mendimet më të fshehta qoftë të klerikëve apo të besimtarëve që shkelin kishën.
Pra s’ mund të imagjinosh që vetë shenjtëritë e tyre Papët të diskutojnë në parim mbi erotikën. Unë personalisht pa gjykuar papatin i mendoj si njerëz të cilët çensurojnë veten. Arratisjet herë-herë ndër trupat e ikonave apo pikturave të perëndive të zhveshua mund të derivojnë mendime deri në botën e erosit. Pra momenti kur kleriku zhvishet prej rrobës dhe bëhet njeri.
Kujtoj një nga romanet e Kazanzakis ku priferinjtë dhe murgjit e quanin rilindje ritakimin me një femër, të cilën gati e kanë harruar.. Pse po shkruaj, pse pikërisht për kishën, katedralet, priftërinjtë dhe murgjit. Kush i deyron këta njerëz të privohen prej jetës normale seksuale. Ngjan si vete inkuizicionim sesa si përmbushje e akteve biblke. Jemi mësuar që në kisha të shohim shenjtët të pëvuajtur, që trasmetojnë një dhimbje gati në kufijtë e reales. Të shohim Jezusin të rrënuar me sy qiej që lëngon nën kurorën me gjemba, me trup gjysmë të zhvesur që nuk di për cilët mëkate ndëshkohet, më parë për të vetat apo tonat. Jemi mësuar të shohim virgjëreshën Mari që me pastërtnë e feminitetit të saj depërton brenda nesh. Gjithë kjo panoramë kishtare, kaetraleske mbushur me statuja, ikona që më shumë ipërngjajnë muzeve,sesa vendit të lutjes , japin jo pak herë mister, besim,frikë, qetësi. Kështu gotizmi i tyre zbret deri në ndërgjegjen e besimtarit. Pra deri në këtë pikë gjithçka i përmbahet Ritualit, por a ka lidhje kisha dhe erotizmi…
Vatikani ka mbyllyr një sy dhe ka hapur shumë sy të tjerë jo se jam kundra kësaj verbërie në thonjëza, por thjesht dua të them që e bukura e vërtetë pranohet. Dhe Vatikani herë është shqetësuar për gratë e Zadrimës si femra që po dilnin nga udha e Zotit. Pikërisht në Gjermani kaq afër Vatikanit, në pamjen ballore të Katedrales së Kelnit Faltores së Tre Mbretërve një nga katedralet më të larta 157.4 m rrota, kulla e antenës dhe me kohështrirje shekullore në ndërtim që nga vendosja e gurit të parë të themelit më 1248 nga Konrad Von Hochstades deri më 1880 pra pamja ballore shokon, në bazën e kolonave të saj janë gdhendur skulptura jo erotike por akt seksual. Me entuziazmin e romantizmit të shekullit të XIX si gjetje e Mesjetës dhe gjetjes të planit origjinal për fasadën me angazhim të Gjykatës Protestante Prusiane katedralja u përfundua pas 632 vjetësh. Dhe pse mes shumë debatesh kisha mbart pikërisht këtë pjesë të njerëzores që normalisht duket bukur shkrirë në gotizëm. Pra moralizmat mbi erotizmin, në këtë katedrale bëjnë antimoralin.
Por kjo tregon se dhe Vatikani ka ndjenja…Kështu tabutë, moralet duket sikur lëkunden kur vetë kisha demostron akte të tilla…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s