Poezi nga Behare Daja Kasa

Poezi nga Behare Daja Kasa

 

BLERIM SHPIRTI…

(sime bije)
100 i paç në të bukurin shpirt!

Më erdhe në këtë jetë
si lulekuqe fushe
mes kallëzave të ngrunjta,
si dallandyshe pranvere,
që mes cicërimave përkëdhelëse,
të fton mes ritmit të jetës,
e unë nëna jote,
mes jermit,
ta dëgjoja zëthin e brishtë
tek më kërkoje
me buzkat e njoma fildish
qumështin e jetës.

Mes ëndrrash
të mora në krahë,
të putha,të ledhatova,
të pushtova me shpirt
se kisha frikë
mos nga krahët e mi
të rrëmbenin
dhe iknin…
…thonë që është depresion
pas lindjes…

E pra,unë kisha frikë
për ty bija ime.

Më erdhe në jetë
në këtë ditë të qershortë
dhe buzëqeshja pash më pash,
m’u u nder times fytyrë,
e bashkë me ty,
qaja dhe unë,
e bashkë me ty,
qeshja dhe unë,
qanim e qeshnim
njëkohësisht
të dyja bashkë,
unë nëna,
dhe ti fëmija,
të dyja të vogla në shpirt.

Më erdhe në jetë mes krahësh,
e mes krahësh u rrite,
pranë të pata çdo çast,
natyrshëm fluturuan
orët,ditët stinët e vitet,
dhe ti u rrite bija ime,
si princeshë më je,
me më të bukurin shtat,
me më të bukurin vështrim,
me më të ëmblën dashuri.

…fluturo tani bija ime,
stinët e blerta qofshin me ty…

 

Maska

A më thotë dikush nga ju,
Ëndrrat kujt iu realizuan,
Kujt iu shtrua me dafina,
Rrugë e jetës, nga t’tjera duar?

S’ka më keq,kur vuajtje paska,
Dhe më keq kur je vetmuar,
Por më keq o miku im,
Kur bëhesh vegël e t’tjerave duar.

Sepse jeta kështu e paska,
Ca me punë, ca me dredhira,
Ca të tjerë fytyrë hienash,
Maskat veshin dyfytyrësira,

A më thotë dikush nga ju,
Çfarë fiton në këtë jetë,
Vegla në të tjera duar,
Cilën kudhër zë godet?

S’ka më keq kur bëhesh vegël,
E me ty bëjnë ç’ të duan,
Kukull mbetesh, manikin,
Flakesh mu në mes të udhës.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s