Poezi nga Nora Halili

Poezi nga Nora Halili
 
 
LYPTE…
 
Kish mbet n’ skutat ma t’ largta t’ shpirtit,
nji fije shprese e molizun.
Dhimja harrue e kish,
si me dasht me kallxue tmerrin.
 
Ish mbledh n’ pafuqinë e saj,
si nye e fatiti t’ pa dshtun.
Me rrnue, e me dëshmue,
sa shpirti mundet me mbajt…
 
Kish mbet n’ skutat ma të largta t’ shpirtit,
nji fill i pa kputun i jetës…
Mbytun n’ gërrçin e kohës,
Lypte pak dritë…
 
 
 
MALL…
 
Me kupën e lotëve, deha dhimten,
copat shpirtit ia mblodha…
Fort ja shtrëngova rrathët,
assesi mos t’ rridhte,
më e vogla pikë dashtine…
 
 
 
LUTEM…
 
Ki mëshirë o Zot,
shikimin ktheje nga unë, e përvuejtuna, besnike në ty!
Ushqim për krimba le të jem,
një krimb në jetë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s