Poezi nga Eva Gjoni

Poezi nga Eva Gjoni

 

***

Mam…
Malli gërryen me thonjë hapsirë
Rrethuar me tinguj të haruar kitareje
Një zë, nën zë këndon një këngë të vjetër
Pa ngjyra janë fotot e zbardhura
E çuditëshme dhe dimërat nuk janë njësoj
Tashmë e kthyer në një “ishte”koha u plak.

 

***

Nga e gjitha kjo që ndodhi
e humbura jam unë
Ti humbe jetën, unë të humba ty
Sa fjalë nuk do thuhen më
Fjalë që mund t’i them veç ty

 

***

Nëse duhet të ndryshosh, bëje sot
Nëse mundesh të duash, ta kishe bërë
Nëse dëshiron të puthësh, mos resht kurrë.

 

***

Mos mendo që mallin për ty mund ta flak
Ka peshën tënde, unë e vogël ndihem pranë teje.
Një grimcë që vërtitem trupit tënd.

 

***

Dashuria si nje cifël që godet shpirtin
Asnjë kirurg nuk mund ta heq
Nuk ja besoj trupit tim tek humbet njomështin, tek thahet dhe vyshket
Jo nuk ja besoj prekjes time
me duar të mekura
Ja besoj shpirtit që mbetet i njëjtë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s