NJË KALA E RE PËR ALI PASHË TEPELENËN (Një vështrim në poemën “Liria, Ëndërr e Madhe” e autorit Xhemal N. Gora) / Nga: Namik Selmani

NJË KALA E RE PËR ALI PASHË TEPELENËN

Një vështrim në poemën “Liria, Ëndërr e Madhe” e autorit Xhemal N. Gora

Në çdo takim që bën me Xhemal Gorën, në Shqipëri apo në Boston ku jetojmë të dy prej disa kohësh, je para një të papriture të bukur. Natyrisht nuk ka atë mister që të jep një magjistar, apo një lloto që e sheh me vëmëndje çdo numur. Prej urtësisë së fjalës së tij, si poet, si tregimtar, si romancier, është përvoja jetësore që ai e tregon bukur , emocionueshëm. Me djersën, pasionin kulturën, përkushtimin e tij ndaj punës, ndaj njerëzve, me të cilët ai ka patur komunikim, që nga Fieri, Labëria, Kuçova, deri na Ohajo të SHBA e tani këtu në Boston, Xhemal Gora ka dhënë dhe jep edhe tani prioritetin e një njeriu fisnik, për të cilin kemi nevojë sot e kahmot, të kemi në krah e në tavolinën e studimit. E ka patur këtë në detyrën e naftëtarit, të mësuesit, ushtarit, nëpunësit e në të gjitha ditët e jetës në atë përkëdhelje që i ka dhënë gjuhëshqipes. E ka bërë këtë kaq bukur, sa mund të vlerësohet model në përdorimin e fjalës shqipe. Një vlerësim dinjitoz i ka bërë dikur dhe i paharruari Maku Pone, një kërkues nafte, poet, dramaturg, po më së shumti një kërkues i vlerave të bukurisë së fjalës. Posa kisha mbaruar së lexuari, po edhe duke mbajtur si rrallë herë shënime, për librin e tij “Gjenerali i dy mbretëreshave”, jo vetëm për fabulën mbjaft të veçantë, por edhe me gjuhën që ai përdor, Xhemal Gora me këtë vepër, ka sjellë një risi në romanin shqiptar. Sipas rrëfimit të tij për udhën krijuese të kësaj vepre, ai tregon se si nisi si një tregim, më tej shkoi në kufitë e novelës e pak më von në kufijtë e romanit që lexova.
Një roman i denjë për një film, me metrazh të gjatë. Jo vetëm për aventurën e fabulës që ka në qendër dashurinë, pasi nuk është romani i parë me këtë temë, as i fundit, qoftë dhe me një intrigë të rrallë si te kjo vepër. Një general shqiptar midis dy dashurive, të mbretëreshës së Greqisë dhe një princeshe angleze, Mjaft interesante! Më tej është linja e marrëdhënieve mes kombeve, Ngjarje zhvillohen në Athinë. Personazhet kryesorë janë gjenerali shqiptar, mbretëresha e Greqisë dhe princesha angleze. Brenda këtij romani , autori , falë fantazisë dhe dashurisë për gjuhën shqipe, ka krijuar mbi 200 kompozita, që do të bënin xhelozë, në kuptimin më të mirë të fjalës, gjuhëtarët dhe akademikët. Ky autor, këtë gjë do ta bëjë dhe në librat e tjerë me poezi apo dhe te poema “ Liria ëndërr e madhe”, por në përmasa më të vogla.
Por a lëmë këtë roman, për një herë tjetër. Një tjetër vepër na erdhi në dorë, një poemë, ose roman në vargje, për Ali Pashë Tepelenën, që autori e ka titulluar;
“ Liria ëndërr e madhe “.
Pas një gjenerali, që kishim lënë në faqet e një romani, në një poemë të po këtij autori, po takonim një kryegjeneral tjetër shqiptar, që e ka njohur mbarë Perandoria Osmane, Europa e me tej, Ali Pashë Tepelenën. Ai ka fituar titullin më të lartë ; “Rumeli – Valisi” , që e kanë gëzuar vetëm pak vezirë, në të gjithë perandorinë osmane. Qëndresa e palëkundur, me forcën dhe ëndrrën, vijnë në mënyrë të mrekullueshme në këtë krijim letrar kaq madhështor.
Në rrëfimet e tij, autori tregon për një punë të jashtëzakonëshme për përgatitjen e materialit letrar të poems. Janë me qindra e mijëra faqe që ai ka shfletuar për këtë përsonazh jashtzakonisht të rëndësishëm. E natyrisht, kjo do të ishte porta e suksesit të tij. Çdo vepër ka jetën dhe pasjetën e saj. Kur ka figura të tilla si Ali Pasha, fjala mbetet gjithmonë borxhlije përpara madhështisë së tyre. Kjo është një sfidë për një poet. Një tregimtar, një romancier, do ta kishte paksa më të lehtë për ta paraqitur atë periudhë të ndritshme të historisë së kombit tonë me luftën e Ali Pashës, që është një sfidë vitesh. E me që jemi tek sfida, ky autor vjen, në këtë libër, me një prapavijë të madhe kulturore, informacioni, përvoje krijuese. Të gjitha këto të nxitura nga një njohje e thellë dhe tepër e spikatur, e autorit, me kulturën e trevave, esencën e poezisë së krahinës, ( dhe padyshim talentin e tij), ku Ali Pasha tronditi me veprat, forcën, diplomacinë, betejat, me fitoret dhe humbjet. Dashuria për kombin dhe atdheun, njohja e kryengritjeve e luftrave të pandërprera të udhëheqësve e heronjve që e kanë frymëzuar, e sidomos figura madhështore e Ali Pashës, kanë bërë që autori të krijojë këtë poemë me aromat aq të këndëshme të koloritit vendas dhe gjuhës së bukur shqipe.

Xhemal Gora

Në traditën e shkrimeve dhe arteve, që e kanë trajtuar figurën madhështore të Ali Pashës, njihen romane, vepra historike, këngë , piktura, skulptura, poezi, memuar, artet aplikative të gdhëndjes, drama, opera dhe filma dokumentarë brenda apo jashtë vendit, por ka munguar një poemë kaq e gjatë në një libër prej 575 faqesh.
Ballina e librit është zgjedhur me kujdes e mençuri nga autori. Është një shqiponjë në fluturim që sjell mesazhin e librit.
“Ali Pashë Tepelena luftoi të krijonte një shtet shqiptar me vete. Në fillim në kuadrin e Perandorisë Osmane e, më pas, në luftë me të, të fitonte mëvehtësinë, lirinë e plotë
Në vënd të parathënies janë dy poezi të shkurtëra ku ethet e luftës ndihen të pranishme:
“Mendohen malet e lartë sipër mbi re, Ngarkuar dëborë, mjegull halleshumë Panteon’i lavdisë shekujve, atje, U forcon qëndresën, i le të pagjumë.”
E këto ethe lufte, ishin të pranishme nga të gjitha anët, veçanërisht nën pushtimin e perandorisë më të fuqishme në botë.

“Për çdo sinjal që vinte nga rrjeti
Përgatiste mprojtje nga çdo anë Rusia dhe Franca… dallgë deti…
Që kërkonin pushtim në Ballkan.”

Ai, vigani, Ali Tepelena, u ngrit nga gjëmimi popullor për liri, duke shpërndarë mjegullat e kohës, nën shëmbujt e të parëve të tij, Pirros dhe Gjergj Kastriotit. E për këtë iu deshën shumë vite sfidash, të ndeshej me kryegjeneralët e kohës dhe t’i bënte ata ta respektonin dhe t’ia kishin frikën. Në luftën për liri kundër Perandorisë Osmane, fuqisë më të madhe në botë, në një moshë të vonuar, ai hyri me guximin e një të riu dhe krenari kombëtare, për t’u bashkuar në ide me Pirron dhe Gjergj Kastriotin, e për të mbetur diell lirije dhe frymëzimi, për të gjitha kohët e brezat. Ka dy shekuj që dukuria e tij troket madhërishëm në ndërgjegjen e trazuar, që ka pjellë koha mbi të. Poeti shkruan:

“ Dhimbja su duroka për së gjalli,
Të zgjohet kombi, të rilindë një ditë,
Kur na djeg e përvëloka malli,
Shpirtin ndezim zjarr të bëjë dritë…

Janë gjithsej 177 kapituj, që e bëjnë librin tepër të madh dhe të rëndësishëm në llojin e vet. Si një rrjedhë e qetë, na jepen bukuritë e natyrës të krahinës, si dhe malësorët me zakonet, urrejtjen për pushtuesin, dashurinë për vendin dhe lirinë, me të cilat edukoheshin që në fëmijëri:

“Malet edhe honet që fëmijë i njohin,
Rriten majash trazuar me retë,
Ushqehen me këngë, vdesin veç në luftë,
Hyjnë nëpër legjenda e mbesin përjetë.”

Në këtë ambjent krenarie do të lindëte Aliu. Në poemë jepen gjithë periudhat e ndryshimeve nga fëmijëria e dhunuar, deri në moshën madhore, ku trimëria, zgjuarësia forca shpirtërore, heroizmi e ngritën në shkallët e pushtetit.
Në poemë jepet dashuria për kombin, Shqipërinë, që i përvëlonte në shpirt prej kohësh. Nga kapitulli në kapitull, ndihen ndryshimet që solli në Janinë. Dijetari Bartioldi shkroi :
“Ali Pasha shtypi mesjetën dhe i hapi rrugën qytetërimit.”
Në poemë autori e ndjek në çdo hap në ndryshimet që ai bëri në Janinë. Bukur na jepen reformat që ai mori; si barazinë dhe bashkëjetesën e feve (në familjen dhe vilajetin secili mund të ushtronte fenë që dëshironte).
Bëri reformën në arsim.. Hapi dy akademi në Janinë.
Interesante ishte fakti që ai dërgonte çdo vit studentë në universitetet e Evropës, për të mësuar jo vtëm artin luftarak, por edhe shkencat e tjera, si shëndetësi, fizikë, kimi etj. Në kohën e tij në Janinë janë shfaqur opera, teatro. Në faqet e poemës njohim një Ali novator, një ndjekës të shkencës. Këtë e vertetojnë laboratoret e fizikës dhe kimisë, ngritur direkt me porosi të tij. Në vilajetin e Janinës, në raste epidemie, bëheshin vaksinime në popullsi (gjë që ishte herezi në Perandorinë Osmane.)
Autori na sjell me mjeshtëri artistike në poezi reformat që Aliu bëri në shumë fusha. Në ndërtim duke krijuar rrugë, ujësjellësa, ura, ndërtime dhe riparime kështjellash. Zhvillimi i tregëtisë solli organizimin e panaireve, mirëqënien, rritjen e artit. një shkëlqim të ri të Janinës, që mori pamjen e një kryeqyteti të rëndësishëm. Reformën e diplomacisë. Aliu edhe pse nën Perandorinë Osmane, vendosi veçmas lidhje me Rusinë, Francën, Anglinë. Këto shtete njihnin më tepër Janinën sesa Stambollin.

Shkëlqente Janin’ e lulëzuar
Kryeqëndër, priste vizitorë
Prijës, mbretër njerëz të shquar
Veziri i mbante në oborr
Mbreti Gustav, si mik i shtëpisë
Me lordin Gilford të Ceilonit
Shpata e Karlit të Suedisë*

1 Pranë pisqollës së Napoleonit*2.

U shkruan libra për Alinë Vëndi lulëzon me madhështi Getja *3 mblodhi këngët, poezinë, që Bajronin sollën pranë tij…
*1-Shpata që Karli i Suedisë i kishte dhuruar Aliut *2 – Armë dhuruar nga Napoleoni. *3- Poet i madh gjerman.
Është vërtetë e paimagjinueshme, kur mësojmë nga zbulimet e z. Erion Tare kohët e fundit, se Aliu u ka kërkuar dy misionarëve amerikanë që e kanë vizituar në Janinë, të këmbenin ambasadorë, (përfaqësues, dyqind vite më parë!) Në këtë zbulim shohim vetëm një kënd të largpamësinë e diplomacisë së Luanit të Janinës. Këtë largpamësi në poemë autori na e përmend edhe me gojën e Napoleonit:
Bosieri*2 në ishujt e Jonit, Emëruar guvernator francez Raporti i nisur Napoleonit, Nga Aliun, mbriti një mëngjes
Më von, Napoleoni në kujtime, Thotë:”E kopjova në çdo fjalë Provë për aftësi diplomatike, Që për mua ishte gjë e rrallë…”

*2- Bosier Zhylien, guvernator francez më 1806.

Një armë e suksësshme e Aliut që kishte përparësi ishte agjentura e tij, policia e tij sekrete, ku përdori edhe femrën. Madhështia e agjenturës së tij, përveç agjentëve deri në sarajet e Sulltanit, ishte dhe organizimi i kryengritjeve të popujve për liri, në disa vënde të pushtuara të perandorisë, në kohë dhe momentet që i duheshin atij. Ai qe arkitekti i kryengritjeve, sidomas asaj Greke, ku përveç organizimit, ndihmave në armatim dhe para, dhanë jetën edhe kapedanët e tij. Reformoi ushtrinë, përdori metoda të reja sulmi dhe mbrojtje, (përdori zbulimin, spiunazhin dhe stërvitjen në terren malor, taktikën dhe stategji të re), në kohë të vështirë,e sidomos natën. Me këto përgatitje bëri një forcë të pathyeshme, me të cilën arriti dëbimin e Admiralit Ushakov nga Korfuzi, dhe pretendimet e armiqve për Prevezën, Vonicën, Artën, të cilat ia bashkoi vilajetit të tij, gjë që ishte çudi për Europën:

“Ali Tepelena madhështor,
Hyri me fitore si tërmet

Prevezë*1 Vonicë*2, Artën*3 merr në dorë edhe me fitore doli tej në det.
Parga*4, vetëm Parga, plag’ e vjetër Dhe ishulli i vogël rreth tij Shën Maura*5 ishull’i Shën Gjergjit*6 Që i rrihte me artileri…”
*1*2*3- qytete në bregdetin e Jonit . *4 – Kështjellë e rëndësishme në bregdetin e detit Jon, afër Janinës.
*5, *6 – Ishull
Ja si e shpreh autori luftën për liri që Aliu bëri jo vetëm me Perandorinë Osmane, por edhe me shtete të tjerë, si Francë, Angli, Rusi, që kishin marrë nga Turqia disa ishuj dhe kështjella në detin Jon:

“Vetëtinte nërër hapësirë,
era mblithte re tek bubullin…
Napoleoni kërhon, pa mëshirë,
Janinës t’i shkarkonte stuhinë…
“Ali, Butrintin të ma lirosh,
Në jë Mars, do të hyj me ushtri
Do të kaloj me një battalion,
Në do, apo edhe në s’do ti!
Urdhërin e nore nga Turqia,
Që Butrintin do ta mbajmë ne
Kështu ruhet edhe miqësia
Ndryshe…pritmë, se aty më ke!”
Napoleoni i nis një gjëmim,
Që si tërmet dhenë e lëkund
Kish urrejtjen,forcën, sigurinë,
Tej betejash shihte gjer në fund.
“Ishujt dhe qytetet e tjera,
Që i do i madhi Napoleon…
I kam dritare,Butrintin derë,
Nga kombi dhe sheh, dhe udhëton
I thoni, që le të urdhërojë,
çdo pëllëmbë tokë në Shqipëri…
Përmbi dallgë gjaku do kalojë,
Nëpër flakë, sa t ë bëhet hi…”
Napoleoni, që botën tmerroi,
Tri ultimatum qenë dështim…
Punën mirë, pasi e peshoi,
U lëkund s’e kishte sigurinë…

Të shumta dhe të panumurta janë vlerësimet nga njerëz të shquar të Europës, për madhështinë e Aliut. Ja cfarë përmend autori për rastin:
“ Hygoi i math tha :

-Në atë shekull, dy gjeni e bëjnë historinë,
Tigri më Luanin dhëmbëhekur,
Napoleoni me Vezir Alinë.”

Vetëm Ali Pasha i Tepelenës mund t’i përgjigjej Napoleonit; “ Napoleon, dërgo paratë, të marrësh mallin! “, askush tjetër, as Sulltani. Në libër jepen dhe aleanca të kundërshtarëve ndaj tij, por që nuk e mposhtën dot:

“Në një anë qe perandoria,
Janina përpiqej t’i shpëtonte
N’anën tjetër Franca dhe Rusia,
Lufta i ndante dhe i bashkonte.
Ali Pasha, që i njihte mirë,
Nëpër prita kurrë nuk e shtinë,
Mënçuria gjentë hapësirë,
duke bashkuar me madhështinë.”

Në libër jepen disa tabllo, shumë të bukura të përpjekjeve Napoleon – Ali, jo vetëm në luftë, por dhe pas fitores me kundërshtarët e mundur. Bujaria e ngre Ali Tepelenën në lartësitë e një burri shteti.

“Mbas lufte, ndryshonte situatë,
Kërkohej respekt edhe trajtim…
Gjeneralë, drejtonin armata,
Që flijohen gjer në vetmohim.
Trimëria kur është në garë,
Ndryshe nga beteja, o vret, o të vret
Mbas luftimit…dhe pse kundërshtarë…
Eshtë virtyt…meriton respekt!
U rezervoi një pritje të gjatë,
Foli për qëndresë dhe trimëri “
Perandori juaj është me fat,
që ju ka të dyve në ushtri…”
Ashtu ndodhi…ata të liruar…
(politik’ e Francës ndryshoi sa herë),
Dhe kur u bënë miq, dhe armiqësuar,
Për Alinë flisnin me respekt dhe ëndërr.”
Veziri e dëboi edhe Anglinë nga ishujt që kishte pushtuar.
Kjo fitore forcoi bindjen në Europë, për këtë gjenaral pa akademira, që nuk kishte forcë ta mposhtëte.

Te port’ e të famshmes Selime*

 Në Stamboll dervishi Seliman
Ishte shqiptar, e varrosi atje
Mbishkrimi i ndrin si flakadan
“I famshmi Ali Tepelena
Vezir në Janinën e lirisë
Pesëdhjetë vjet luftë nëpër bedena
Për mëvehtësinë e Arbërisë…”

Për të formuar shtetin shqiptar në moshën 82 vjeçare edhe pse nuk fitoi, kjo luftë ishte një humbje e fituar, për arsye se Turqia, që nga ajo qëndresë e Aliut, nuk e mori dot vetën deri sa dha shpirt. Zjarrin e kësaj lufte e mbajtën ndezur ata që mësuan në shkollat që ngriti Aliu në Janinë, “Zosimea”, Akademitë, të cilët sollën lirinë në 29 Nentor 1912:

“Drit e asaj flake do sillte lirinë,
Ëndrra zbriti vlorës me flamur
Turku, shëmbur, shtrirë në Janinë,
Shkau në humnerë, nuk u ngrit më kurrë.”

Poema nuk mbaron me vdekjen e Aliut. Autori tregon efekte të pasluftës, vrasjen e gjeneralit të ushtrisë turke, Hurshit Pashës nga sulltani, ( për humbjen e njerëzve dhe materialeve në dy vitet e qëndresës heroike të Aliut.), si dhe bisedën e konsujve në një takim miqësor. Secili kapitull, në poemë, qëndron më vete, si nga përmbajtja dhe nga bukuria poetike. Kjo e bën librin që çdo kapitull të sjellë freski dhe të lexohet me kënaqësi..
Në poemë ai ka zgjedhur vargun dhjetë – dymbëdhjetë rrokësh, aq karakteristik për figura të tilla madhështore, që janë mjaft të njohura në histori. Asnjë varg tjetër nuk do i përshtatej kaq bukur kësaj poeme. Autori e përdor vargun me mjeshtëri, pa rënë në grackën e një kronologjie historike, duke krijuar një harmoni të përkryer me temën që ai trajton, Në poemë gjejmë përshkrime të zakoneve, karakteristikave luftarake dhe shpirtërore të trevave te Jugut, sidomos për luftën kundër pushtuesve. “Labi shekujsh përballon stuhitë,

“Lirinë në mes malesh do ta shohë
Nëpër thinja bashkë me historitë,
Hallet varur brrucës në çdo kohë.
Nëpër male e shpate me borë,
Malësori bagëtitë shtegton,
Gjithmonë të flet me zemër në dorë,
Sytë kur t’i ngul, ta dish të peshon.
Dhe logat me vete mallit djegur,
Dertet e heronjve koha rrit,
Nga stërgjyshët mbledhur nëpër shekuj,
Shtigjeve të luftës dhe në shpirt.
Kur dëgjon mbi bedena brinë,
Pasi ndez duhanin me masat,
Ua lë bishës qentë dhe bagëtinë,
Dhe mëngjesi e zë përmbi fshat.”

Të mrekullueshme janë dhe vargjet që pikturojnë bukuritë e natyrës, ku poeti flet për vendlindjen e heroit, duke u dhënë hapësirë jo vetëm në kapitullin e veçantë të vendlindjes, por edhe në krejt veprën:

“Përmbi Këndrevicë kur bie dielli
Gjithçka gjallërohet në luginë
Zbarth dëbora, flakërohet qielli
Pemët i tund era suferinë…”
“Drinosi në bote lumë i rrallë,
Kaltërsi e kthjellët të mahnit
Gjatë luginës rrieth në për zallë,
Malet pasqyron dhe ju jep dritë
Burimet që varen lart nga malet,
Lisave të lartë iu japin jetë
Mërrmërima duke rrjedhur s’ndalet,
Shekujve s’pushan si një legjendë. “

Poema është një ftesë vargërore që autori ua bën brezave më të rinj, të gjithë lexuesve të gjuhës shqipe, e të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë në diasporën e largët, pjesë e së cilës tani është edhe vetë.
Lavdia, misteret, dhimbjet, sfidat, tradhëtitë… jehona e veprës së Ali Pashës, shkruhen bukur, rrjedhshëm, me figura dhe mendim. Është interesante lidhja që i jep autori marrdhënieve natyrë – njeri, kjo dukuri vihet re qe ne fillim të poemës;
“Mendohen malet e lartë sipër mbi re, Ngarkuar mjegull e dëborë halleshumë Panteoni i lavdisë shekujve atje,
U forcon qendresen i lë të pagjumë .
Shpesh natyrën na e sjell me ngjyrimet e dashurisë së shpirtit të tij krijues, dhe të kombinuara me gjëndjen shpirtërore të personazheve. ( kapitulli “Dorëzimi i Pargës”); “Vel i mbrëmjes hapësirën mbush,

“Nëpër ahkthe lëviz shpirt’ i ngratë
Murit të kështjellës emrin gdhend dikush,
E nëpër burime shënon ndonjë date…”
“Eshtrat në çarçafë zbrazeshin në prush,
Gjuhë flakësh duke i lëpirë
Lot edhe rënkime dergjeshin në fushë,
Tym i zi ngjitej në hapësirë
Dhespua kujton eshtrat në zjarr e prerë,
Qiellit mbi kështjellë syt ia ngul –
Ti…me retë je kthyer në erë,
Mund të fluturosh, të veç prap në Sul! “ .

Tradita e shkrimit të poemave të këtij lloji, ka një kohë të gjatë që ka munguar në letërsinë shqipe. Poemat e Homerit, Dante Aligierit, të Naim Frashërit, Ndre Mjedës, Deradës, Darës, dhe Gjërgj Fishtës, i kanë quajtur ndryshe “Romane në prozë ”. Me këto përmasa, me këtë poemë mund të themi se Xhemal Gora vjen një poet unikal në ditët e sotme.
Para se ti hynte një vepre të tillë kaq madhore, që ka një histori të paken 20 vjecare, do të thonim se ai ka lexuar mjaft burime për Ali Pashën. Por autori nuk mendon se ka lexuar gjithçka, dhe ka mendimin se për Luanin e Janinës nuk është thënë gjithçka. Këtë mendim ai e mbështet te zbulimet e para disa viteve nga arshiva greke, ku z. Irakli Koçollari mbas mbi 100 vjetësh, sjolli mjaft të reja, po kështu dhe një poemë të panjohur për Aliun, “Vaje për Ali Pashë Tepelenën”, pa autor, që sigurisht nuk ka qënë e vetëmja në kohën e tij, ( përveç “Alipashaida” e poetit Haxhi Shehretit, që njihej, dhe ndonjë poezie tjetër, që kanë autor.) Vargjet e kësaj poeme janë mbajtur gjallë nga populli ndër breza. ( Këtë, sipas z. Irakli Koçollari, na e vërteton Jani Paguni një 77-vjeçar në Zhapio të Athinës, që recitonte me pason mbi 100 vargje të kësaj poeme, të mësuar në moshën 18-vjeçare, kur punonte bukëpjekës në Janinë, pas vdekjes së Aliut. Kjo poemë është botuar në Paris në vitin 1870 nga Lengrand.)
Në një zbulim tjetër të viteve të fundit, z. Erion Tare na e sjell nga arshiva angleze e që vërteton, se Aliu kishte arritur t’i bindëte dhe vilajetet e tjerë, për formimin e shtetit shqiptar, për shkëputje nga Turqia.
Të shkruash për Ali Pashën, duhet të njohësh diamantet e panumurt në minierat e arit, që janë të pa fund, në jedtën me përpjekjet e tij, me të vetmin synim të pandryshuar, lirinë, shkëputjen nga turqia. Këto miniera ari me këto diamante të panumurt, nuk mund t’i gjesh kurrë vetëm te një libër, ose te një autor.
Autori me modesti na tregon se janë mijëra e mijëra faqe të botuara për Ali Pashën nëpër tërë botën. Nga Amerika e largët, mbas një shekulli, Ekaterina Fleming boton romanin historik “Bonaparti Mysliman.”
“Është e vështirë , në mos e pamundur, t’i gjesh dhe lexosh të gjitha. Ali Pasha i plotë s’mund të jetë as te kjo poemë. Mendoj se secili nga librat e shkruar për këto ngjarje dhe këta heronj, ka të përbashkëta me librat e tjerë, për të njëjtat ngjarje, madhështinë, heroizmin e luftës për liri, guximin, mënçurinë me dinakërinë e pakrahasueshëme, diplomacinë me goditjen e befasishme , largpamësinë e qëllimit dhe vendozmërinë, që nuk u ndryshuan në jetën e Ali Tepelenës. Por secili ka dhe të veçantat, ve çoritë e botës së autorit, si përdorimin e gjuhës, figurat letrare, përfytyrimet…etj, që nuk i gjen nga një libër në librat e tjerë. Le të shpresojmë që këtij “mali të lartë”, vitet që vijnë, me siguri do të zbulojnë “shtresa të tjera dëbore dhe akulli”, sekrete të kyçura, me ose pa qëllim, në arshivat e Turqisë, Francës. Anglisë, Rusisë…etj, të cilët ja shijuan miqësinë pashait të Janinës, por dhe forcën, kur i kërcënoheshin interesat teritoriale”- përfundon autori.
Prandaj kapitullin e fundit autori e ka quajtur thjesht “Mbyllje”. Eshtë një ligj i pashkruar, që njeriu në një moshë të mesme e më pas të madhe, kërkon që të gjejë e të zgjerojë njohuritë rreth kombit të tij. Nga ky ligj nuk përjashtohen edhe shqiptarët. Këtu nuk është fjala vetëm për historinë “Zulmemadhe” me aq maja dhe hone, që ka historia e kombit tonë . Njohuritë e marra nga historia, bukurisht mund të nguliten në kujtesë, nga leximi i këtij libri artistik.
Në poemë ato bëhen më jetegjata, sepse marrin edhe emocionin e vargjeve. Vetë poema e Xhemal Gores ti zgjeron mjaft njohuritë rreth ngjarjeve të asaj lufte dhe qendresës heroike të popullit tone, e sidomos të figurës udhëheqëse të Ali Pashë Tepelenës.
Kush do të jenë lexuesit i kësaj vepre kaq madhore?
Para se t’ju sugjerojmë lexuesve këtë libër për bibliotekat e tyre personale,, mendojmë se ky libër duhet të jetë pjesë e muzeu të Tepelenës, e Muzeut Historik Kombëtar dhe muzeun të Janinës. Suksesi i një libri të tillë nuk do ishte i plotë, nëse nuk do të kishim një autor njohës të disa fushave, si historia, politika, letersia e shekujve, diplomacia, folklori..etj. Natyrish pa e harruar aspak atdhedashurinë dhe pozitën si shqiptar. Autori është frymëzuar nga qëndresa heroike e popullit kundër pushtuesve të çdo lloi, e veçanërisht turq, e sidomos nga udhëheqësi i kësaaj qëndrese Ali Pasha, heroi i veprës së tij, deri në sakrificën e jetës, për qëllimin e shënjtë të mvehtësisë dhe krijimin e shtetit shqiptar:

“Të tërë iu vërsulën nga lakmia,
Dhe vetë i madhi perandor
Por Anteun në tokat e tija,
Liria e ngriti madhështor…
Gjeniu do të mbetet gjithnjë,
Kur rron me lirinë, jo nuk vdes
Historia brezave e ngrë,
Rilind nëpër shekuj çdo mëngjes…”

Këto e bëjnë një udhëheqës të besueshëm shprehur denjësisht edhe nëpërmjet vargjeve të kësaj poeme. Vlen të theksohet se janë realizuar me mjaft sukses, me gjuhën e poezisë edhe mjaft intriga mister, pjesë romantike, bota e brendëshme e qindra personazheve, dhe grupeve shoqërore. Në këtë poemë ku mbizotërojnë problemet e luftës, gjejmë dhe ndjenjën e dashurisë. Të tilla janë linjat e Aliut me vajzën e Kurt Pashës, e më pas me Vasiliqinë, si dhe dashurinë e të birit, Myftarit, me Frosinën. Frosina jepet me një bukuri të rrallë, duke bërë aludim si pasardhëse e bukurisë së Helenës:

“Trojës bukuria shekujve u mbyt,
Mori formë dhe jetë në Janinë
Në gjithë perandori s’kishte të dytë,
Frosinë …e bukura Frosinë …
Udhëtoi vitesh anonim,
Shekujve ku lind dhe perëndon
Djem dhe vajza, nëpër njerëzim,
Ndër ta bukuria vjen dhe shkon…
Por vërtetë me një shkëlqim të rrallë,
Rastësisht u rrite në Janinë
Legjendash të kujtohesh e gjallë,
Shekujve e bukura Frosinë”

Por autori me po kaq forcë dhe bukuri përshkruan dhe dashurinë në frontin kundërshtar, si atë midis Foto Xhavellës dhe gruas së tij. Por dashuria për lirinë te suliotët është më e fortë se lidhja bashkëshortore:

“Kurrë s’ishin mbushur ata sy…
Mezi i shqiptoi,- u dorëzova… vetë…
S’munda dot, s’bëra durim për… ty…
– Jo! Bërtiti trimja,- s’është e vërtetë…
Në më doje kaq shumë, o burrë,
Të ma merrje hakën në ushtarë
Kështu, s’doja të të shihja kurrë,
Dhe po të të vrisnin…më mirë i vrarë!

Një tablo e gjallë dhe e bukur është vallja e Grave të Sulit, që hidhen në greminë , për të mos rënë në duart e ushtarëve. Një heroizëm i pashoq, mbetur në histori shëmbull vetmohimi, dhënë nga ky autor me një bukuri tronditëse:

“Foshnjëve u thanë me këngë dhe lot; –
Për robër nuk do t’ju lindnim kurrë !
Ne që i’u dham jetë, i’u mësojmë sot,
Dhe pa rritur, si vdiset si burrë !
Këngën e mirr era majave kurorë,
Nëpër lugje, shpateve mirr dhenë
Edhe me foshnjë gjirit në dorë,
Fluturojnë majash në legjendë… !”

Do të vlerësoja mjaft citime, që autori bën në fund të faqeve, apo kapitujve dhe në fund të librit, për mjaft ngjarje, vende historike, legjenda, gojëdhëna etj, që i japin edhe më tej librit vlerat e një enciklopedie të vertetë.
Me interes është edhe gjeografia mjaft e zgjeruar e vendeve dhe personazheve që shpalosen në poemë, të cilët janë të pafund. Këtu përmenden Tepelena, Çamëria, Suli, Shkodra, Gjirokastra, Janina, Stambolli, Berati, Kruja, Rusia, Bullgaria, Greqia, Anglia, Korfuzi, Parga, Lezha, Marmaraja e dhjetra e dhjetra të tjerë…
Të pafund janë edhe emrat e personazheve historikë dhe mitologjikë, si Hankon, Shanishanë , Vasiliqinë ,Skënderbeun, Frosinën, Emra sulltanësh, admirali Ushakov, Pukëvili, Foto Xhavella, Kollokotroni, Marko Boçari,Bubulina, Karaskaqi, Thanas Vaja, Pirrua i Epirit, Cari i Rusisë , Napolen Bonaparti, Pukvilli, Fehim çami, Kafaz Basha, Imer Reshani, Sef Kosharja, Idris Seferi…etj. Ndoshta do të ishte më mirë, që në fund të kishte edhe një bibliografi emërtimesh, vëndesh, njerëzish etj. Mbase ky nuk është synimi i poemës, apo autorit, por kur është fjala për një tablo kaq të gjërë ngjarjesh dhe personazhesh historikë, e një udhëheqës kaq madhështor si Ali Pasha, do ta bënte të domosdoshëm një gjë të tillë.
Eshtë mjaft interesant edhe korrniza e poemës me hyrjen dhe mbylljen e saj. Përtej atij rrefimi, që shumë herë ka mjaft fakte, data, njerëz… janë edhe dy kapituj, që e ndihmojnë mjaft lexuesin. Kjo paraqitje poetike e mesazhit, paraprihet edhe nga një kushtim mjaft simbolik dhe domethënës, ku autori shkruan: ”Këtë libër ja kushtoj vëllait tim Hamzait, që ka ndikuar në edukimin tim, që në moshën më të re, me dashurinë për Labërinë, Kombin, Atdheun.”
Dhe në krye të herës, ai ka shkruar një fjali të urtë, të laboratorit të tij krijues: “Historinë e Shqipërisë e bejnë vetë shqiptarët, ashtu si të vendeve të tjerë kombasit e vet.”
Si një epilog të bukur e mjaft të mirë për lexuesin, autori na jep një mesazh të ish-presidentit amerikan Uillson, njëqind vite më parë. Ai citon:
“As unë as populli amerikan, nuk do të biem dakord, që shqiptarët të sakrifikohen nga fqinjët.” E më poshtë sqaron;

“Ne kurrë s’deshëm vende të tjerë,
Veç për tokën mëmë gjaku lumë
Shekujt në kuvend të mblidhen dhe një here,
Europa do të na binte në gjunjë.
Kjo Europë që nuk u bind kurrë,
Sa të gjëmojnë qiejt…shpërthejnë
Flakë do të ndizet shkëmb dhe gurë,
Gjersa të bashkojmë mëmëdhenë! “

Në këto faqe është e pamundur të përmbledhim gjithë universin e poemës. Në të, në mjaft kapituj, ka vargje të jashtëzakonshëm, emocionalë. Në kapitullin “Vdekja e Hankos” të mbeten në mënd vargjet:

“Përmbi varr kur hodhi një grusht dhe, Brenda, sikur dëgjoi një rënkim
Amanetin Biro… ku ma ke…,
Harram gjiri, s’qënke biri im!”

Dhe pse në moshën 82-vjeçare, po të mos ishte tradhëtia e Omer Vrionit, aleatëve grekë dhe e djemve të tij, mund të kishte ndryshuar fati i luftës.

Në ç’gen është ky helm te fëmija
që nëna në djep t’i mbyste vetë
Kur burrat fallen te tradhëtia
se nuk ekziston zot’ i vertetë…”

Edhe vdekja e Ali Pashës është një pjesë mjaft e arritur poetikisht:

“Turqit tërhoqën njëri – tjetrin të mpirë,
Bah Bajrami me Mantho Konomnë
Trupat gjithë plagë mbuluan Alinë,
Të vetëm përball me një batalion
Aliu koburet shtrëngonte në duar,
Tek i shuhej drita, vështronte në derë
Nëpër krisma, krejt i mjegulluar,
Që mbi ta, ta zbraste edhe një herë.
Në si ndjeu plumbat nëpër trup,
Në qafë shpata iu duk si një ëndërr
“Për kombin – mendoi – çdo gjë humb,
Më ngjan vdekja sikur bëhem dhëndërr.”

Dihet që Aliu ka dy varre, koka në Stamboll dhe trupi në Janinë. Në mbyllje,autori na jep lavdinë e këtij kryegjenerali:

“Varri s’mund ta mbante brenda kurrë,
Atë kokë me mjekërën e bardhë
Dhe kur shfryn Bosfori i sëmurë,
Shpirti endet majave me radhë
S’mund ta nxënte një varr i zakontë,
Lavdin’ e Aliut të pafat
Nga Stambolli vetëm nëpër botë,
Mjegullnajave endet ditë e natë
Në Janinë qëndron përmbi varre,
Por s’e ngre dot trupin që rri shtrirë
Se veç krishtit, tjetër s’mund të ngjallet,
Ndaj sërisht ngjitet në hapësirë…
Shkëmbit murmë në gjith Arbërinë,
Sa perandori janë coptuar…
Rrënjët tona, thellë shkëmbit mbijnë,
Me lirinë duke lulëzuar”

Për Ali Pashën 82-vjeçar, pas qëndresës heroike, me kobure në duar dhe vdekjes së tij autori shkruan:

“ç’lëngim popujsh gjatë nëpër shekuj,
Të krijoi dhe u formove ti
Tepelenës kreshtash dhëmbëhekur,
Rrebesh vetëtimash reve me stuhi.
Me diplomacinë e Labërisë rritur,
Kur luhej vallj’ e vdekjes mbi kalë
Suferinash xhind rrufeshë ngritur,
Mposhte gjeneralë përmbi gjeneralë
S’ju trembe vdekjes nëpër errësirë,
Shtigjeve të fatit me dhimbje dhe gjak.
N’Europën që digjej, shpirti yt i lirë,
Dritën dhe lirinë kërkon nëpër flakë…”

Origjinaliteti kompozicional, mënyra e paraqitjes, forca e imazheve të këtij autorit, dramaciteti brenda bërthamave poetike nëpër kapituj, të gjitha këto në vepër të emocinojnë thellë. Vepra është shkruar me një art të rrallë, që të zgjon ndjenja me emocione të fuqishme njerëzore. Autori ka treguar mjeshtëri të fjalës me aftësi, mënçuri dhe kulturë, për të gjetur udhën për te shpirtrat njerëzorë. Kënaqësitë estetike që të jep ky libër kalërojnë përmes figurave të panumurta dhe shumëllojta, të ritmittë lartë dhe të pafund, qartësisë dhe bukurisë së gjuhës. Të gjitha këto do ti quaja kontribute me shume vlera.
Për të nxjerrë vlerat më të plota të kësaj vepre, tepër të rrallë të viteve të fundit në letërsinë shqiptare bashkohore, duhen më tepër prononcime akademike. Pa asnjë mëdyshje ajo është një risi në veprat e këtij karakteri, që rizgjojnë rrefimin epik të shekujve të kaluar dhe përbën një sukses mjaft të madh për autorin. Nëse një numur mbresash të autorëve shqiptar e kritikë letrarë u bënë për promovimin e romanit “Pengu i Zemrës së Lënduar” të këtij autori, të zhvilluar në Fier në 15 shtator 2013, që ishte mjaft i mirëpritur për lexuesin, mendojmë, që për këtë libër duhet të ketë një interes më të math , për një studim më të thelluar të ideve dhe vlerave artistike të poemës, që do të ndihmonte lexuesin për dimensionet e vlerave letrare, estetike, por edhe historike.
Tek e mbaron romanin në vargje të këtij autori, ndjen një trishtim emocioni dhe të lind një çast deshira për të bërë një betim të ri bashkë me të : “Pasha Fjalën!”.
Besoj se ky ka qënë betimi i heshtur i autorit në secilin varg të shkruar, ashtu si mund dhe duhet të jetë betimi për këdo, kur shkruan një vepër me vlera të tilla. Duke njohur në një masë të madhe krijimtarinë e autorit në romane, poezi, tregime, besoj se kjo ka qënë edhe motoja në të gjitha vitet e jetës së tij.
Poema “Liria, Ëndërr e Madhe” është një këmbanë për ndërgjegjen tonë kombëtare, për të rritur dashurinë për atdheun, në luftën për bashkimin e kombit, të trojeve, për mbrojten e gjuhës shqipe, traditave dhe identitetin Kombëtar.
Autori percjell këtë mesazh:

“Malet, lumenjtë , fushat, gurët, s’flasin,
As deti me qiellin dhe retë
Këngët lavdishëm në shpirtra trokasin,
Shekujve lirisë i japin jetë
Tani që nuk ka mbetur asgjë,
Busti heshtur gjëmon nëpër jetë
Janina lodhur, qetësohet, s’fle,
Tkurr mendimet, qartëson idetë …”

 

Nga: Namik Selmani

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s