Poezi nga Fatbardha Sulaj
Dje….
Ai e hoqi prej liste,
dje në mbrëmje,
po dje në mbremje
pasi ktheu birrën e fundit
tek shuante etjen
dhe ndjente shijen e kripës
buzëve të saj…
Dje në mbrëmje,
e hoqi prej liste,
me idenë e harresës
së përjetshme…
Dje në mbrëmje
i harruari i parë…
***
Tej natës flas me universin
tek mbulon me burka
fytyrën e dhimbjes.
Pa mundur të fsheh fytyrën tënde
të veshur prej tymit të cigares…
***
Mua,
jo më,
as me anë të diellit,
as me erën s’ më përqafon dot…
Në Ishullin e Pashkëve
jam vetëm unë dhe statujat
e shembëlltyrave të tua,
duke i buzëqeshur kohës…
***
Larg ëndrrat përplasen me dallgët,
e këtu toka digjet,
digjen të djeshmet…
Të nesërmet rilindin po prej zjarrit.
të kuqe, të bardha….
Larg ëndrrat përplasen me dallgët
duke lenë gjurmë kripe…
***
Qetësi!
Muzgu mbretëron horizontit
tek veniten ngjyrat e purpurta të perëndimit.
Mbrëmja ftohet prej fshehjes së diellit,
hëna nuk djeg,
nata e parë e korrikut, si netët e shekujve të ikur..