Poezi nga Odise Kote

Poezi nga Odise Kote

 

FILL I TËHOLLUR FATI …

– baladë.

Këputur këtu, këputur atje, fill i tëhollur fati,
me trastë frike dhe shprese mbi shpinë, emigranti.

Kotësi e arsyes ulërin si bishë thellë shpirtit të zbrazët,
fryn erë udhëkryqi që thyen krahë dhe mahis plagët.

Dhe diellin e sheh gjithnjë prapa reve, me tjetrin e largët në mendje,
e qarë e fëmijës, vizatim i shpejtë që rri në kujtesë të një ëndrre…

Në hapa të lodhur, dilemë përvëluese, trishtimit të llavtë, të mpiksur,
a është a s’është kjo koha e duhur këtej për të ikur?

Durim i vithisur sodit vitrinat, në ngasje urie të padurimta,
ca ëndje njerëzore që hidhen koshave, si të ishin qelqe të pista.

Hukatje klithmash, tharë përbrenda që s’prekin më askënd,
pemë të shkundura njësoj si bokërishtet, pa farë e pa rrënjë.

Pa strehë të sigurt, më tej policia dhe oh ç’mërzi e hirtë,
pikëllon pikëllimi vetmi vetmitare, pikëllim të piktë.

Këputur këtu, këputur atje, fill i tëhollur fati,
me trastë frike dhe shprese mbi shpinë, emigranti.

 

KUKURECAXHIU

E ftuan kukurecbërësin në konkurs publik,
kandidat për Demosin, Qeveritar.
Hezitoi supengritur zanatçiu bullafiq,
Kukurecin – u tha, këtë kam për zanat.

Nuk është e vështirë, mos ki aspak frikë.
Kukurec do të bësh, siç ke bërë dhe më parë.
Çështjet publike shkartisi mirë e mirë,
lezetoji kazanit me erza, akçi i mbarë.

Të dhëna të tjera, vetvetiu kish në racë,
matrapaz, bubullitës, prejardhje poshtanike.
Të sjellat harbute, kallafatisjen në palcë,
buzëqeshjen brumbullore, thjesht demokratike.

Kukurecbërësi fitoi, e ndihu një orakull.
I bindur : Qeverisja si gatim i kukurecit.
Xhagajdur i pacipë, i mposhti rivalët,
triumfator në plate të mashtrimit dhe vesit.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s