Poezi nga Vladimir Muça

Poezi nga Vladimir Muça

 

KODRAVE TË DURRËSIT

Shqyej vehten time
Si kjo degë hardhije
Mes trungjeve ullijsh të prere,
Ndjej dhimbjen e rrënjëve si flakë mehiti
Në këto ditë moti
Qelbur në erë.
Një mundë shpirti m’a bën me dorë
Thellë kujtesës,
Taracave të bruzta;
Ku piqej rrushi ëmbëltorë
Gjer poshtë në udhët e ngushta.
Mbi Dyrrakium Valle e Virgjëreshave,
Në kurora ulliri mirësia lakohet,
E ashpër,unike,mbi zërat e klithmës
Në rrënjët e Motit të Madh
Shtrezohet.
Në dhimbjen time
Ndrydh “dhimbjet bastarde”,
Zhgënjyer nga kjo sjellje mënxyrë,
Pushtuar nga zulmë ardhacae.
Me lutjen sydiell ullishtore
Kapitem taracave,rrënjëve vreshtare,
Kujtimet, erashka në duhme shpirti
M’a bëjnë me dorë
Nër shekuj e shenjta kurorë;
Me degë ulliri nga Dyrraciumi,
Përtej harresave,
Në tjetër traditë,
Në blerimin e “ri”metropol.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s