Poezi nga Arianita Hoxha

arianita Hoxja

Poezi nga Arianita Hoxha

 

 

Më dhuro një lule

 

Më dhuro një lule të bukurin mëngjes
Nëse vetmuar më sheh ti duke qarë
Ska gjë nëse petalet nuk i ka me ves
Ska gjë edhe nëse vjeshta e ka tharë

Më dhuro një lule manushaqe pranverë
Kur t’më shohësh hapat hedh mërzitur
Ska gjë se jane fishkur nga e ftohta erë
S’ka gjë e nëse ca gjethe i janë prishur

Më dhuro një lule ti këtë buzëmbrëmje
Kur me hënën flas e me zemër i lutem
Kur jeta të më tund në një marramëndje
Kur unë si lastar i dobët peme këputem

Më dhuro një lule këtë ditë të bukur sot
Kur të kuptosh që shpirti s’ka më shpres
S’ka gjë se e pa erë eshte akull e ftohtë
S’ka gjë dhe sikur në duar të më mbesë

Më dhuro një lule dhurom tënden dashuri
Shpirtit tënd mbushur plot dritë të vërtet
Dhe pse e vetmuar në shpirtin tim do t’rri
Fryma ime do ta mbaj gjithmone në jetë.

 

 

Netë kujtimesh

 

Shtëpinë e prindërve shita kohë më parë
S’ju duhet më mendova ata kane migruar
Mes kujtimesh ngriva e shkreha në te qarë
C’trishtim për fëmijët me prindër të larguar

Shtëpinë e vjetër e shita tju bleja një të re
Kur të kthehen t’lumtur të jetojnë mendova
Celsat jua dhashe pronarëve t’rinje atje
Pac fat m’uruan, ta gëzoni unë ju urova

Pak ditë kaluan e telefoni m’zgjoi në mesnat
Të na falësh dëgjoj dhe unë mbeta e habitur
Pronari i shtëpisë më thotë se ketu cdo natë
Një vajzë e vogël qan si prej gjumi ngritur

Ndoshta fëmijëria ime mendova në moment
Vitet e mia janë që kanë mbetur aty ngujuar
Sa shumë kujtime që therrasin nga ajo jetë
E sa mall për prinderit që larg kanë shkuar

Nxitova drejt shtëpis së prindërve n’errësirë
Lekët po ju kthej miqt e mi më duhet shtëpia
Ajo vajza e vogël që qan cdo natë jam unë
E hapat që dëgjoni janë vëllai e motrat e mia

Ndaj shtepis së prindërve jo s’behet mëkat
Unë kurrë me kësaj jete askujt s’do tja shes
Fëmijëria ime endet dhomave posht e lart
Sa herë të marrë malli atje do ta thërres.

 

 

***

 

Më fal mik ndoshta sonte të zgjova
Atje larg tani vellon ka hedhur nata
Ndaj me mall mes fotosh të kërkova
Si film bardh e zi kohën ktheva prapa.

 

 

***

 

Zjarri yt dogji dynjanë
shpirtit tim dot s`ju afrua
Se u kthye në cunam
Dhe vullkani yt u shua.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s