Poezi nga Gjelina Xhika
***
Pjesëza të munguara,
Fletë ditari të vjedhura,
Pëshpërimat e shpirtit,
Fshehur mbas hijeve të natës,
Zërat të mekur nga pikëllimi,
Buzëqeshje e shtirur,
Dhimbje, oh sa dhimbje,
Misteret e jetës, ku rrebelimi është ndaluar,
Heshtja vret më shumë se fjalët,
Gjithçka e zymtë, ku ti shfaqesh si një fantazëm,
Akujt depërtojnë në çdo qelizë,
Nuk ndjen asgjë, je gjallë apo i vdekur,
Asgjë si dikur,
Koha ka ndryshuar,
E ardhmja është vrastare,
Rrugëtimi i pa shpresë,
Një pus i thellë pa dritë,
Ku dimri nuk ikën kurre!
***
Mëngjeset trokasin si çdo ditë,
pas grilave të çdo shtëpie,
Dëgjoj qarjet e foshnjave,
Hapat e njerëzve, që përplasen pa kuptim,
Nëna plakë e vetmuar, kërkon një gotë ujë
Trishtimi i ka kapluar shpirtin,
Me një trastë të vogël, ikën kuturu,
Numëron me gishta: një, dy, tre…
Ishin fëmijët e saj,
Ohh, ç’dhimbje ndjeva për një moment,
Ajo nënë e mjerë braktisur, hedhur si një send i pavlerë,
ku kërkonte pak lëmoshë, pak çaste ngrohtësie…
Shikimi i saj më penetroi shpirtin,
Buzëqeshja ime i fali jetë,
se kisha parë kurrë, asnjëherë
Fjalët e saj ishin bekim për mua,
Në heshtje mërmëriti ,
“Angelo mio, ti benedico”
Sytë e saj pikuan lot, ajo se donte vetminë,
Ajo dorë e butë , ngrohu dorën time,
Për një çast ëndërrova nënën time të ndjerë
Ishte një mrekulli,
Fryma e saj ish magjike,
Kurrë s’ kam për ta harruar!