ME TAJAR DOMIN, KRYETAR I SHOQATËS “BIJTË E SHQIPES”,

NË FILADELFIA…

 

Nga: Prof. Murat Gecaj

 

 

f 1

Nga e djathta: T. Domi,  M. Gecaj e B. Domi  (Tiranë, 9 gusht 2016)

 

Siç është e ditur, sidomos gjatë stinës së verës, ka lëvizje të shumta të emigrantëve shqiptarë, që jetojnë në shtete të ndryshme të Evropës, por dhe deri në Amerikë e Kanada. Ata kthehen në vendlindje, si zogjtë shtegtarë, për të pushuar e për t’u çmallur me njerëzit e tyre të gjakut, por dhe me kolegë, miq e dashamirë. Këtu nuk do të rendis emra të atyre, që kam takuar kësaj vere, në Tiranë. Por po veçoj njërin nga veprimtarët më të njohur të Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia të Amerikës, publicistin Llazar Vero. Ai ishte këtu për pushime disa ditë, pimë kafe bashkë dhe, bile, ishim në incizimin e një emisioni në Radio-Tirana, te programi “Larg&Afër”, që e drejton moderatori e gazetari Jaho Margjeka.

Dhe ja, këto ditë pata një telefonatë, me celular, nga një mik tjetër i shquar, Tajar Domi, kryetar i Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”. Ai do të shkonte në një veprimtari në kryeqytet e kërkoi të isha dhe unë atje. Por nuk pata mundësi e, sigurisht, më mbeti merak kjo gjë. Megjithatë, asnjëri nuk e lamë “pasdore” takimin tonë. Ja, pikërisht sot, ne ishim së bashku për një kafe, në lokalin “Migena”, në qendër të kryeqytetit. Atë e shoqëronte nipi i tij, Bashkim Xhemal Domi, i cili më tha se ndodhet në Angli.

Bisedat tona ishin me temë të shumëllojshme, si për njohjen e njëri-tjetrit, me familjarët tanë, por dhe sollëm në kujtesë veprimtaritë, që ata organizojnë nga Shoqata e tyre, në ditë festash e përvjetorë ditëlindjesh, për shkollën shqipe “Gjuha Jonë” etj. Gjithashtu, përmendëm me nderim disa miq të përbashkët, që jetojnë e veprojnë në Filadelfia, si: Llazar Vero, Vlashi Fili, Hysë Hasa, Sadik Elshani e të tjerë.

 

 

f 2

Dokument i Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, firmosur nga T. Domi e V. Fili…

 

Ishte kënaqësi për mua, kur i dhurova Tajarit librin tim më të ri, “Për ju, krijuese” (Tiranë, 2015), me një shënim falënderimi e mirënjohjeje, për kryesinë e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Rikujtoj këtu se, më 30 janar 2015, kryesia e kësaj Shoqate vendosi që të më regjistrojë mua, “Miku i Shoqatës”, me këto fjalë:”Për disa vite me radhë, ka përhapur, në shtyp e në mediat, brenda e jashtë Shqipërisë, përvojën dhe veprimtaritë e Shoqatës Atdhetare-Kulturore “Bijtë e Shqipes”, në Filadelfia, me artikujt e tij apo të dërguar nga Shoqata”. Dokumenti është firmosur nga kryetari i Shoqatës, Tajar Domi dhe sekretari, Vlashi Fili.

Me këtë rast, kërkoj mirëkutimin e lexuesve të këtyre radhëve, pra ricitimin e këtij dokumenti. Po, me këtë gjë, desha të dëshmoja se drejtuesit e kësaj Shoqate janë shumë të vëmendshëm, jo vetëm për organizimin dhe zhvillimin e veprimtarive të ndryshme, të bukura e mbresëlënëse, me përmbajtje të dukshme atdhetare, por dhe për afrimin e nxitjen e bashkëpunëtorëve të tyre.

Mund të shkruaja edhe më tepër për mbresat e takimit të sotëm, me kryetarin e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”, Tajar Domi dhe nipin e tij, Bashkimin. Por nuk dua t’i lodhi lexuesit. Vetëm dëshiroj që t’i përshëndes ata përzemërsisht dhe t’u uroj gjitha të mirat, në jetën vetjake e familjare. Sigurisht, ne do të takohemi përsëri dhe do të njihemi më mirë me njëri-tjetrin.

Shpresojmë që në “karvanin” ,nga Filadelfia për në Shqipëri, do të renditen, së shpejti, edhe miqtë tanë, si Hysë Hasa,Vlashi Fili e të tjerë. Ata janë të mirëpritur nga familjarët, por dhe nga gjithë të njohurit e shumtë të tyre. Prandaj, nga zemra i urojmë:

Mirësevini, në Atdhe!

 

Tiranë, 9 gusht 2016

 

 

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

ATUNIS GALAXY POETRY

atunisgalaktika@gmail.com

https://atunis.albanianforum.net/

Blog Stats

2,301,434 hits

August 2016
M T W T F S S
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
293031  

CATEGORIES LIST

BOARD OF DIRECTORS

  • Agron Shele (Albania -Belgium)
    Hasije Selishta – Kryeziu (Kosovo)
    Peter Tase (USA)
    Prof. Dr. Jeton Kelmendi (Albania- Belgium)
    Anna Keiko (China)
    Raimonda Moisiu IWA (Albania -USA)
    Dimitris P. Kraniotis (Greece)
    Sunita Paul (India)
    Isilda Nunes (Portugal)
    Dr. Claudia Piccinno (Italy)
    Susana Roberts (Argentina)
    Pavol Janik (Slovakia)
    Leda García Pérez (Costa Rica)
    Alisa Velaj (Albania)
    Dr. Jernail Singh Anand (India)
    Eden Soriano Trinidad (Philippine)
    Shoshana Vegh (Israel)
    NilavroNill Shoovro (India)
    Gunsel Djemal (UK)
    Võ Thị Như Mai (Vietnam – Australia)
    Luz María López (Puerto Rico)
    Sinan Vaka (Albania)
    Virginia Fernández Collado (Spain)
    Rozalia Aleksandrova (Bulgaria)
    Lumo Kolleshi ( Albania)
    Irina Hysi ( Albania)
    Rami Kamberi ( North Macedonia)
    Bilall Maliqi (Presheve)
    Milica Lilic (Serbia)

CONTACT

← Back

Thank you for your response. ✨

ARCHIVE

Terms List