Poezi nga Rami Kamberi

rami kamberi 1

Poezi nga Rami Kamberi

 

 

NËPËR FAQET, HISTORI…

 

Kur shikoj, faqet e historisë botërore, shkruar, nga penat me ngjyrën e gjaktë
Përveç krimeve, që i shoh me sy
Nuk gjejë, më shumë se ngushëllime me frikën, kur terri mbretëron mbi natë

Dua, t’i lidhi shkronjat, mes zanoreve dhe bashkëtingëlloreve, të gjejë një shkrim
Të paktën, ku liria e ka fjalën
Me buzëqeshjen jetë, nëpër faqet e njerëzimit, si të pjellave pellazge, nga gjaku im

Trishtohem, kur lexoj, vramë e vramë, miliona nga ata, që nuk duhet të jetojnë
Shënjuar, nëpër flamujt, fitore
Që valëviten mbi vdekje, mes e përmes tokës, ku jetë e lindje, vetëm mallkojnë
E pështynë, përmbi çdo shtatore

I them vetes, mos vallë, në duar kam, librin e xhindeve, apo të djallit të mallkuar
Kthehem, tek faqja e parë, përsëri
Por kot, faqet ishin nga trualli, bashkë me ngjyrë e shkronja, nga njerëzit shkruar.

 

 

KUR FRYNË, LIRIA…

 

Nëpër gjeografinë e vdekjes, jeta, fytyrën e sajë, kot, po e tret
Kur i frynë liria
Me shpresën e fundit, që robëria, të mos i flet me gjuhën e vet

Kur shikimet, avullohen, mes syve, që urrejnë jermi, mbi fitore
Sikur plisat e frikësuar
Kur lotët, bashkë me ngjyrat e fjalëve, i lënë kurora mbi shtatore

Në emër të atdheut, ku lumturitë, kot, nuk duan, kurrë të presin
Si pranverat e ikura, ndër mote
Që kërkonin, më shumë se ngjyrat e jetës, lulëkuqet, që të vdesin
Shqiptarçe, mbi faqen e kësaj toke.

 

 

NE, QË I KËNDUAM KËNGËT…

 

Nëpër mendimet e jetës, atdhe
Rrugën kah bashkimi, gjithmonë e nisëm, aty ku na e kishin lënë, emrat
Mes mishit e ashtit, me dhimbje të re

I kënduam këngët, që nuk dinim t’i këndonim, ashtu siç merr frymë, liria
Vdisnim, tej e tej betejave
Kah na çonin uniformat, rrugëve të pushtimeve, deri atje, ku nuk dukej Shqipëria
Bëmë name, treguam se si vdes shqiptari, fushëbetejave, me krenari
Mes e përmes dredhive, që forca rri e pathyer, nëpër beteja të reja
Por kurrë lumturia, nuk na puthi, ashtu siç i puth, uniformat perandori

Vdisnim, fushëbetejave, fitimtarë
Kur herë na kujtohej kombi, e herë, kur na kërkonte, besë e betim, feja
Ashtu, siç na rreshtonin, luftëtarë
Perandoritë, që kërkonin ushtarë, nëpër Shqipëri, për luftërat më të reja.

 

 

SYTË, MË MARRIN NGJYRË…

 

Në gjirin e Shkupit, aty, ku plisit ia shoh, rrudhat, rreshtuar në ballë
Sytë, më marrin ngjyrë, të kuqe, all
Kur i derdhi, shikimet e mia, mbi Vardar, nga Ura e Gurit, që më kallë
Më shumë se kalaja, që flet, pa fjalë

E ma kujton motin, kur zbathur kemi ecur, kokën ta ruajmë për nderë
Për ta gjetur, lumturinë
Me urtësinë e durimit, mes e përmes uniformave, që na shikonin si fatprerë

Me gishtat, drejtuar kah ikja, që hapin duhej ta ndalonte, ku jeta shqip, vdiste
Tej Anadollit, ku bukën e gatuanim me lot
Prej truallit, stërpikur me aromën e gjakut fisnik, që shqip, nëpër breza, të na fliste
Me krenari, si Shkupi, mes robërisë, që flet sot.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s