Poezi nga Mimoza Çobo

 

Mimoza cobo - 1

Poezi nga Mimoza Çobo

 

 

TI GRUA JE PRUSH…

 

Për burrin prushi yt është furnaltë,o grua,
kur ecen siper thëngjijve shkrihet si hekur,
se kush të prek ty,s’mbetet pa ndëshkuar,
kamzhik’ i puthjes tënde rreh buzën mekur.

Se ti ke recetën për dashurinë e munguar,
recetë që zemra jote e servirë me dëshirë,
gjithë frutat e shpirtit,vjel në afsh amëshuar,
sipër hojeve të gjirit,e zë gjumi duke pirë.

Netëve shtratit tënd eshte djalosh i bekuar,
sipër gushës tënde fle e zgjohet i dehur,
se aty fryjnë flladet që plagën ka mjekuar,
aty ngryset burrë e gdhihet foshnje etur.

Se ti mbrëmjeve mbjell farën e dashurisë,
muzgjeve spërkat biskun,me puthje-ëmbla,
s’lë të iki djalëria,pa pirë kupën e lumturisë,
yjeve ,ai dhe ti,ngjiteni dehur nga ëndrra.

Livadhit gjethehënë frymon për te,o grua,
kur shtrihet mbi lule,nektarin aty mbledh,
se ti,grua ujit petlat,me pjalm’ të buzës huall,
me fllad’ të buzës tij,valëviten nëpër erë…

 

 

MOTRA PËR VËLLANË

 

Ç’bën një motër për vëllanë?
Shëmb të keqen,ngre kalanë,
kthen burimin qeshur në krua,
dimrin kthen pranverë lulëzuar!…

Kur vëllai do jastëk për kokën,
duart e motrës shëmbin botën,
nxjerrin pupla si zogjtë e qiellit,
jastëk i ngrohtë si rrez’ e diellit.

Motra për vëllanë është perëndi,
pas nënës mbetet ikonë e dytë,
urën e paqes projekton me urtësi,
fshin lotin embel,kur bie nga sytë.

Kur vëllanë errësira e lë pa dritë,
fjalë e motrës diellëzohet tek sytë,
dhuron shkëlqimin që ka në shpirt,
se në botë si vëllai nuk ka të dytë.

 

 

SHPIRTI I FEMRËS ËSHTË FLUTUR VALE

 

Kthejani ëndrrat,ëndrrat ku fle liria,
vitet e vajzërisë që deshi shumë,
fshijani lotin që s’ia fshiu shamia,
me valën zbardhuar me shkumë!

Mos i’a ndrydhni zemrën femrës,
as në kafaz, mos i’a mbyllni kurrë!
Mijëra flutura gjallojnë prej zemrës
dhe kaltërsive rendin pa zhurmë.

Thellësive zhyten ku fle misteri,
aty ,ku sirenat flasin një gjuhë,
urtësisht vjelin ngjyrat që ka ylberi,
e sërish futen shpirtit pa bujë.

Shpirti femëror është flutur vale ,
flutur që s’gjen prehje asnjëherë,
se ëndrrat e saj,nuk flenë në paqe,
për aq kohë,sa djalli troket në derë…

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s