Cikël me poezi nga Josif Gegprifti

Josif Gegprifti

Cikël me poezi nga Josif Gegprifti

 

 

Sytë e saj, strëhza ime

 

Sa mall,
Sa mall kam
Të shoh ata sy
Dhe pastaj
Do të hesht edhe unë sit y!

Janë ata sy
Që dritë qiellore
Më vendosën në shpirt.

Dy sy
I kërkoj në hapsirën qiellore,
Dy sy
I kërkoj na valët e liqenit,
Dy sy
I kërkoj në dritën e agimit.

Kërkoj dy sy
Që janë strehza ime,
Strehza e një jete,
Ztrehza e një ëndrre.

Ku janë?

 

 

Imazhet me vete do marr!

 

Liqenit kurrë s’i kam thënë lamtumirë,
Kursesi as valës së tij,jo,
Me valët e liqenit luaj si fëmijë,
Ndaj I dua dhe më duan ato.

Qytetit tim s’i kam thënë lamtumirë,
Kursesi, as rrugëve të tij,jo,
Nëpër rrugët e tij jetova rininë,
Ndaj më duan dhe i dua ato!

I dua, qytetin dhe liqenin,
Dhe malet kur mbushen me borë,
Më pëlqejnë agimet me diellin
Dhe yjet kur natën vezullojnë.

Unë kurrë s’do u them lamtumirë,
Pranë tyre do të rri gjithnjë,
Edhe në netët në errësirë,
Me kitarë do këndoj me të ëmblin zë.

Lamtumirë s’do u them dhe kur të vdes,,
Imazhet e tyre me vete do i marr,
Mbi varrin tim do qëndrojnë si vesë
E çdo mëngjes do ngrihem për t’i parë.

 

 

Sa çudi!

 

Prej kohësh mendoj
E s’di pse heshtëm ne,
Pse heshti koha,
Pse heshti dashuria
Dhe pluhuri i viteve mbuloi çdo gjë?
E përsëri s’e di,
Pse fryu kjo erë pranverore
Që largoi pluhurin,
Largoi heshtjen,
Që zgjoi dashurinë
E që na zgjoi dhe ne?
Eh sa çudi!
Ne u zgjuam në tjetër kohë
Ndaj dhe nuk duhemi,
Nuk shihemi
Veç pëshpërisim ca fjalë të vjetra,
Të ëmbla si një verë e vjetër
Dhe kujtojmë një ëndër
Që jetuam dikur.

Sa çudi!

 

 

Me tinguj e vargje shpërndaj dashurinë

 

Nuk jam politikan,
As gjykatës apo avokat,
Njeriut kurrë në qafë s’i kam rënë
E nëpër gojë nuk mbaj askënd.
Në jetën time,
Gëzimet e trishtimet
Me tingujt e kitarës i bashkoj,
Mbi kitarë qaj,
Mbi kitarë këndoj.
Hapin e hedh të qetë
Në çdo rrugë që shkoj.
Le të më shajnë ata që më njohin
Dhe le të heshtin ata që s,më njohin.
Për miqtë e mi të vjetër e të rinj
Në tinguj e vargje shpërndaj dashuri.

 

 

Pak nga pak

 

E si ta kuptoja unë atëherë,
Jo, nuk e dija aspak,
Se dashuria që lindi në atë pranverë,
Do më bënte vërtet të marrë
E do më çmendte pak e nga pak.
Pastaj,
Do qëndroja i vetmuar,
E do bridhja rrugëve si endacak,
Do mbaja një kitarë në duar dhe
Në shpirt një brengë
Që do më vdiste pak e nga pak.

 

Jpgegprifti
Tiranë, më 17 Gusht 2016.

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s